Categories
Lajme FRI

Me sukes u realizua debati shkencor “Ta njohim Muhamedin a.s.”

Ashtu siç ishte paraparë disa ditë më parë, FRI-Shkup me sukes realizoi debatin shkencor “Ta njohim Muhamedin a.s.”. Ky debat realisht ishte pjesë e kampanjës “Të njohim Muhamedin a.s.” përmës së cilës FRI po e ndërmer këto ditë, dhe atë për hirë të ditëlindjes së Muhamedit a.s.
Ligjeruesit e tribunës në fjalë ishin dy profesorët universitar, Dr. Milazim Krasniqi ligjerues në fakultetin filozofik të Universitetit të Prishtinës, si dhe Dr.Musa Musai ligjerues në fakultetin filozofik të Univeristetit shtetëror të Tetovës si dhe imam në xhaminë e Sahatit në Gostivar.
Që të dy ligjeruesit në mënyrë shkencore sipas këndëvështrimeve filozofike e psikologjike i’u qasen jetës dhe mësimeve profetike të Muhamedit a.s.
Dr.Milazim Krasniqi ndë tjerash u ndal tek karta apo “kushtetua e medinës” më këtë rast ai potencoi se: “Karta e Medinës luajti një rol teje të rëndësishëm në ndërtimin e polisit apo qytet-shtetit të parë Islam. Ajo ishte një kushtetute e cila përfshinte të gjithë fiset nomade qofshin ato myslimane apo jo myslimane, në kuadër të kësaj kushtetute jo-myslimanët gëzuan të drejta dhe privilegje të mëdha”.
Në anën tjetër Dr. Musa Musai theksoi se: “Është rëndë të flasim për personalitetin e Muhamedit a.s kur dihet se për të flet Zoti I madhërueshëm në Kur’an. Mësimet e tij, karakteri I tij human, dhe universal, bëri që emri I tij të përmendet nëpër emra të mendimtarëve perendimorë. Intersant është fakti se për Muhamedin a.s foli edhe babai i socilogjisë, dhe themelusi i doktrinës së pozitivizmit Ogyst Konti”.
Të pranishëm në këtë tribunë ishin një numër i konsiderushem i  qytetarëe dhe posaqërisht studentëve. Kryetari i FRI-dega Shkup z. Hasan Baftjari tha se: “Pëmres këtyre aktiviteve synojmë që në sfera të ndryshme t’a njohim Muhamedin a.s. Muhamedi a. s nuk erdhi që ta jetoj historinë e ndokujt, por erdhi që të shkruaj vetë historinë. Nëse sot drejtësia mishërohet, pa dyshim se ajo do të merrte pamjen e Muhamedit a.s”.

2. Debati shkencor Prof.Dr. Milazim Krasnici dhe Prof.Dr.Musa Mu (55)
Debati shkencor “Ta njohim Muhamedin a.s.”-Shkup

Debati shkencor “Ta njohim Muhamedin a.s.”-Shkup

Debati shkencor “Ta njohim Muhamedin a.s.”-Shkup

Debati shkencor “Ta njohim Muhamedin a.s.”-Shkup

Debati shkencor “Ta njohim Muhamedin a.s.”-Shkup

Debati shkencor “Ta njohim Muhamedin a.s.”-Shkup

 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam

Exit mobile version