Më 23 korrik përfundoi me sukses aktiviteti “Netët e kulturës islame – ramazan 1434/2013” në Kumanovë, në ditën e tij të tretë. Më 21 korrik 2013 kishte iftar të përbashkët me Komunën e Kumanovës në qendër të qytetit të Kumanovës, ku i pranishëm ishte vetë Kryetari i Komunës. Të nesërmen, gjëllimi kryesor ishte Nata e Poezisë Islame, në të cilën morën pjesë 12 poetë. U shpërblyen tri vendet e para.
Të pasnesërmen, pra më 23 korrik, ishte përfundimi i këtij aktiviteti. Në këtë natë u shpërndanë certifikatat për pjesëmarrje pjesëmarrësve të natës së poezisë islame, pas së cilës u përcoll një episod filmik për Omerin r.a., si dhe pjesa tjetër e mbrëmjes ishte me aktivitetet të lira. Këtë pjesë më interesante e bënë fëmijët e pranishëm, të cilët recituan vjersha, pjesë nga Kurani etj.
Gjithë këto tri ditë ka pasur një stendë, ku kalimtarët kanë pasur mundësi të blejnë literaturë islame – libra nga shtëpia botuese Furkan ISM, nga shtëpia botuese Logos-A, ashtu si edhe nga botues privatë lokalë.
Gjatë të tre netëve u prezantuan dhe shitën edhe ushqime, embëlsira dhe specialitete tradicionale që ishin të përgatitura nga sektori i femrës pranë FRI-së dega në Kumanovë. Nga shuma e përfituar nga shitja e këtyre ushqimeve dhe librave do të investohen për aktivitetin humanitarë shporta e Ramazanit, por edhe për aktivitetet tjera të FRI-së që do të pasojnë gjatë muajit të Ramazanit.

1082798_10151759824361774_950149199_n
“Netët e kulturës islame – ramazan 1434/2013” në Kumanovë

1079184_10151759824396774_1998886473_n
“Netët e kulturës islame – ramazan 1434/2013” në Kumanovë

979734_10151759824391774_1621734000_n
“Netët e kulturës islame – ramazan 1434/2013” në Kumanovë