Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë, në sheshin e qytetit të Kumanovës realizoi natën e dytë të Netëve të Kulturës Islame, me të cilën edhe u përmbyll ky aktivtet. 

Kjo natë përmbante aktivitete të ndryshme, duke filluar nga: fjalimet motivuese nga aktiviste të degës, monolog, si dhe dy aktivitetet kryesore: shpallja e semimaturantëve më të mirë dhe kuizi i diturisë.

Semimaturantëve të përzgjedhur nga shkollat fillore të Kumanovës dhe komunës së Likovës, FRI iu dhuroi nga një pako me libra nga Furkan ISM dhe nga një shumë modeste. 

Kurse kuizi i diturisë u realizua me nxënësit e tre mektebeve dhe atë: mektebi i Sh.E “Vllaznia”, xhamia e dëshmorëve “Mulla Sadik” dhe xhamia e Re, Çerkez. 

Sipas vlerësimit të komisionit të përbërë nga tre anëtarë, vendin e parë e mori xhamia e Dëshmorëve “Mulla Sadik”. Kurse nxënësve iu dhuruan libra nga autorët kumanovarë:Bajram Ramadani dhe Iljasa Salihu, si dhe libra nga Furkan ISM dhe nga një dhuratë modeste nga FRI. 

Përveç kësaj, brenda kësaj nate, u realizua panairi i librit dhe panairi i ëmbëlsirave. 

Ndërsa, moderator i aktivitetit Netët e Kulturës Islame ishte Arsim Jonuzi. 

FOTOGRAFI