Me datë 13.02.2014 ( e Enjte) në lokalet e FRI-së në Shkup u realizuan tribuna javore me temë “Stresi, llojet dhe rreziqet e tij”. Ligjerues i kësaj teme ishte Dr. Kadri Haxhihamza, përndryshe ligjerues në fakultetin e mjekësisë në universitetin “shën Qirili dhe Metodi”.
Profesoi i nderuar në mënyrë mjaft të thuktë dhe të qartë elaboroi disa gjëra mjaft të dobishme në lidhje me stresin. Ai theksoi se: “Si i tillë stresi nuk mund që të ndalet, por gjëja e vetme që në mund të bëjme është që të dijmë ta menaxhojme atë. Praktimi ritualeve fetare është po ashtu mjaft i dobishëm për të të tejkaluar stresin”.
Gjatë kësa ligjerate në sallë ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm i nxënesve dhe studentëve, kurse pas mbarimit të ligjeratës të pranishmëve iu dha mundësia që të parashtrojnë pyetje në lidhje me temën në fjalë.
Vlen të përmendim se ligjeratat e tilla do të realziohen çdo dy javë në lokalet e FRI-së dhe do të trajtohen tema të ndryshme.
EDITOR
11 years ago
previous article
A e keni ditur për Presidentin Mursi?!
next article
Fshati pa rrugë (Foto)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago