Categories
Lajme FRI

Me sukses u realizuan tribunat në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin alejhi selam”

Tanimë vite me rradhë FRI-Shkup në karvanin e aktiviteteve të saja ka vendosur edhe kampanjën “Të njohim Muhamedin a.s”, kampanjë kjo e cila ndërmeret me rastin e shënimit të ditëlindjes së fytyrës më të ndritur të njerëzimit-Muhamedit a.s.
Kjo fushatë në vete ngërthen disa aktivitete edhe tribuna të cilat u realizuan në qytetin e Shkupit edhe në fshatrat përreth. Vlen të theksohet se i gjithë qëllimi i realizimit të fushatës në fjalë është që të kujtohet jeta e personalitetit të Muhamedit a.s, si Profet, prind, burrështeti, kryefamiljar, raportet të cilat i kishte me të tjerët, rolin të cilin e luante në relaksimin dhe zgjidhjen e problemeve, e gjith kjo u bë që shoqëria dhe në veçanti të rinjët ta njohin edhe më mirë personalitetin e Muhamedit alejhi selam. etj.
Për organizimin e këtyre tribunave u kujdes Forumi Rinor Islam – Dega Shkup edhe atë duke filluar nga data 23.01.2013 gjer me datë 03.02.20113.
Fushata në fjalë filloi në fshatin Kopanicë ku ligjerues ishte Qenan ef. Ismailii, më pas ky aktivitet vazhdoi në fshatin Llaskarc ku ligjerues ishin Zulqefli ef. Sinani dhe Sali ef. Bislimi, gjithashtu tribunë kishte edhe në fshatin Studeniçan ligjerues ishte Hasan ef. Baftijari, në fshatin Luboten ishte qenan ef.Ismaili, ndërsa kjo kampnajë u përmbyll në fshatin Moranë ku ligjerues ishte Hasan ef. Baftijari.

Fshati Kopanicë

Fshati Llaskarcë

Fshati Hasanbeg

Fshati Studeniçan

Fshati Moran

Fshati Luboten

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version