Categories
Lajme FRI

Më të lirë se kinezët

Sipas numrave, Maqedonia ka edhe fuqinë më të lirë punëtore krahasuar edhe me vendet e gjithë Ballkanit. Paga më të mëdha minimale ndajnë tre fqinjët e Maqedonisë. Në Shqipëri, paga minimale arrin në 194 dollarë, ose 24 dollarë më shumë se sa tek ne. Në Bullgari, kjo pagë arrin në 204 dollarë, në Serbi 244, derisa në Greqi – 586 dollarë! Madje, edhe Bonjë e Hercegovina ndan pagë minimale prej 216 dollarëve.

Maqedonia është vendi më i lirë me fuqinë punëtore, derisa paga minimale nuk e arrin as edhe atë kineze. Në 170 dollarë amerikanë shkon paga minimale, derisa në Kinë, kjo pagë arrin nga 138 deri në 264 dollarë, varësisht nga zhvillimi i rajoneve në këtë vend miliardësh banorë. Kështu tregojnë të dhënat krahasuese të pagës minimale të publikuar nga EUROSTAT-i, konkretisht konkurrenca e fuqisë punëtorë në vende të ndryshme të botës krahasuar me pagën minimale që ndahet në Maqedoni. Dhe, për të arritur kinezët, Maqedonisë i duhet që për 50 për qind të rrisin pagën minimale të punonjësve në vend. Shikuar në rajone, paga minimale në Kinë arrin në 138 dollarë në rajonin e Jijangxhi, e deri në 264 dollarë në Guangadong dhe në Shenzen, ku gjenden edhe fabrikat e shumta të teknologjisë elektronike, në mesin e të cilave edhe kompania amerikane “Apple” dhe ajo “Fokskon”. Sipas numrave, Maqedonia ka edhe fuqinë më të lirë punëtore krahasuar edhe me vendet e gjithë Ballkanit. Paga më të mëdha minimale ndajnë tre fqinjët e Maqedonisë. Në Shqipëri, paga minimale arrin në 194 dollarë, ose 24 dollarë më shumë se sa tek ne. Në Bullgari, kjo pagë arrin në 204 dollarë, në Serbi 244, derisa në Greqi – 586 dollarë! Madje, edhe Bonjë e Hercegovina ndan pagë minimale prej 216 dollarëve. Pagë më të lartë të garantuar kanë punëtorët në Slloveni dhe 1004 dollarë, kroatët me 481 dollarë. Shpenzimet e ulëta dhe rritja e fuqëisë punëtore, konkretisht papunësia e madhe, ishte edhe arsyeja që Qeveria e Maqedonisë, për të përfituar më shumë investitorë, uli tepër shumë pagën minimale. Megjithatë, ekspertët ekonomik vazhdojnë të akuzojnë se, përveç pagës minimale të fuqisë punëtorë, investitorët janë të interesuar edhe për shumë çështje ekonomike e politike në vend, si siguria e investimeve, garantimi i pasurisë personale, si dhe mundësia e më shumë kushteve për jetë të asaj shtrese popullate që tashmë përbëjnë përqindjen më të madhe të rasteve sociale në vend. Por, edhe kjo pagë minimale prej 170 dollarësh (7840 denarë), ankohen ekonomistët, nuk respektohet nga kompanitë vendore, si dhe ato ndërkombëtare që veprojnë në Maqedoni. Këtë ata e bazojnë në mungesën e gjobave kundrejt bizneseve të ndryshme që punësojnë punëtorë me më pak pagë se minimalje dhe pa paraqitur në Entin për Punësim.
“Në industrinë e tekstilit, në vend të 7840 denarëve, punonjësit paguhen jo më shumë se 7000 denarë në muaj, ndërsa nuk janë të paraqitur në Entin për Punësim. Pastaj, se me të vërtetë nuk respektohet paga minimale, tregon edhe informacioni se, që nga miratimi i Ligjit për pagë minimale e deri më tani, asnjë kompani nuk është gjobitur për mungesë respektimi të Ligjit. Punonjësit nuk i paraqesin biznesmenët dhe kompanitë, sepse në këtë situatë të dobët ekonomie dhe me kaq numër të madh të papunësisë, të gjithë e mendojnë se mund të pësojnë edhe më keq. Kështu që ulin kokën dhe punojnë aq sa u japin, madje edhe duke punuar më shumë orë se sa rregulluar me ligj”, thotë Neritan Turkeshi, profesor i Ekonomisë. Ai, madje thotë se Qeveria diskriminon punonjësit e pagës minimale, pasi po subvencionin kompanitë, kurse punëtorëve nuk u rrit pagën mujore minimale, ose të garantuar. Përveç kësaj, Turkeshi thotë se investitorët e huaj nuk brengosen edhe shumë për çmimin e ulët të fuqisë punëtore. “Ata, si gjithkund në botë, kërkojnë siguri për biznesin e tyre, kërkojnë kushte infrastrukture të mira, kushte këto që në Maqedoni nuk i gjen dot. Pastaj, mungesa e një politike pro-integruese është edhe njëra ndër arsyet kryesore që investitorë të huaj, druajnë të sjellin bizneset e tyre në Maqedoni”, tregon profesor Neritan Turkeshi. “Së fundmi, kërkesat e investitorëve të mëdhenj botëror nga Kina dhe Lindja kanë filluar të zbarkojnë edhe në Evropë. Maqedonia, për fat të keq, përkundër asaj se ka fuqinë e madhe punëtore dhe pagën minimale shumë të ulët, nuk mund të joshë këta investitorë, pasi nuk i ndjejnë të sigurt investimet. Një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian apo edhe e NATO-s, problem të ketë perspektivë ekonomike.
Dita-ditës, varfëria po shtohet shumë e më shumë, ndërsa çmimet shkojnë lartë. E pagat janë të vetmet që nuk përmirësohen”, thotë Turkeshi. Të dhënat e pagës minimale të publikuara nga EUROSTAT-i tregojnë se më konkurrues se punonjësit në Maqedoni janë edhe punëtorët e Tajlandës me 140 dollarë pagë minimale, në Malajzi 290 dollarë, Filipini 329 dollarë. Ndërkohë, në vendet e zhvilluara të Evropës, paga minimale nuk guxon të jetë më pak se 9.43 dollarë një orë punë. Kështu, në Francë – paga minimale mujore me 8 orë punë në dirë arrin në 2263 dollarë, në Gjermani 2380 dollarë, në Danimarkë 2516…
PAGA MINIMALE NË DOLLARË
Maqedoni – 171
Bullgari – 204
BeH – 216
Shqipëri – 194
Serbi – 244
Kroaci – 481
Slloveni – 783
Greqi – 586
Kinë – 138-238
Indonezi – 228
Tajlandë – 240
Malajzi – 297
Filipine – 329

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version