Pentagoni po përgatitet për një ndërhyrje ushtarake intensive tre-ditore në Siri, njoftoi sot e përditshmja amerikane “Los Angeles Times”.
“Strategët amerikanë janë për një sulm të shënjestruar masiv, ndjekur nga sulme të tjera që do të synojnë goditjen e objektivave të pa prekura nga sulmet fillestare”, u shprehën për të përditshmen disa zyrtarë të Pentagonit.
Dy ushtarakë amerikanë deklaruan për të përditshmen se Shtëpia e Bardhë kishte kërkuar një listë më të zgjeruar se ajo prej 50 objektivash e propozuar më parë.
Specialistët propozuan marrjen e masave shtesë për goditjen e forcave të regjimit të Asadit.
Sipas strategëve të Pentagonit sulmet do të kryhen nga ajri, ndërkohë që pesë luftanije “Destroyer” ndodhen në gatishmëri në Mesdheun lindor.
Ekziston mundësia që aeroplanmbajtësja “Nimitz” dhe tre luftanijet “Destroyer” që ndodhen në Detin e Kuq të ndërmarrin një sulm ndaj Sirisë.
“Goditjet nuk do të kryhen me intervale midis tyre, por do të kufizohen brenda 72 orëve dhe do të jepet një sinjal i qartë pasi të kenë përfunduar”, deklaroi njëri prej ushtarakëve për të përditshmen “Los Angeles Times”.
/Start/
EDITOR
11 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago