El Clasico pushton faqet e para të gazetave sportive jo vetëm në Spanjë por në të gjithë Europën. Mediat iberike janë zgjuar me humore të ndryshme pasi dielli po shkëlqen në Katalonjë, ndryshe nga rajoni i Kastilias ku retë kanë mbuluar qiellin.
Kështu, e përditshmja madrilene “Marca” zgjedh kryetitullin e thjeshtë “Rihapet La Liga”. E njohur për sulmet e ashpra ndaj skuadrës katalanase, këtë herë “Marca” nuk zgjedh rrugën e polemikave, duke theksuar se fitorja e Barcelonës në Madrid rikthen Atleticon në vendin e parë të klasifikimit. Pothuajse të njëjtën stil ndjek edhe e përditshmja tjetër e Madridit “AS” që hapet me titullin “Stuhi Futbolli”.Sipas kësaj gazete, El Clasico dhuroi gjithçka, tre penallti, 7 gola, një karton të kuq dhe shumë emocione.
Në kampin katalanas, “E Mundo Deportivo” është në delir. Me foton e Messit që puth fanelën e Barcelonës, kjo gazetë veçon si spektakolare paraqitjen e argjentinasit dhe mesfushorit Andres Iniesta.
Edhe e përditshmja tjetër “Sport” e vë theksin te Lionel Messi, duke nënvizuar se 4 herë fituesi i Topit të Artë dhe Andres Iniesta vendosën diktatin në “Santiago Bernabeu”.
Për “L’Equipe” më shumë rëndësi ka futbollisti i kombëtares Karim Benzema. Gazeta franceze hapet me titullin Messi 3, Benzema 2, ndërsa italiania “Corriere Dello Sport” e cilëson takimin e Madridit si një leksion të vërtetë futbolli për të gjithë botën.
EDITOR
11 years ago
previous article
Beteja filloi: Kryetari, figurë servile ose 'baba i kombit'
next article
Mos e harroni vitin 1999 (Foto)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago