Dukuri që nuk ka ndodhur deri më tani, por që çdo ditë po mer një shtrirje të gjerë. Në fillim me median shtetërore, tashmë edhe disa media private në Maqedoni kanë filluar që edicionet informative t,i japin edhe në versionin shqip.
Shumë media që transmetojnë lajme në gjuhën maqedonase kanë filluar që t,i japin edhe ato në gjuhën shqipe. Nuk mund të thuash se cila është arsyeja apo synimi i tyre, por mund të thuash që në to ka shumë gabime gjuhësore e gramatikore sa mund të thuash që gjuha shqipe po përdhoset, njofton Zhurnal.
Kjo situatë duhet të jetë edhe një sinjal për palën shqiptare, e cila vazhdimisht ankohet se nuk ka hapësirë dhe mundësi të mjaftueshme të ekzistojë një medium në gjuhën shqipe.
Vetvetiu shtrohet pyetja logjike, si ka mundësi, kushte, hapësirë dhe mjete për të funksionuar një media maqedonase edhe në gjuhën shqipe!
Categories