Ezani i xhamive sidomos në Shkup vazhdon të nxitë reagimet e mediave maqedone. Ato sërish raportojnë se shumica e qytetarëve janë të revoltuar për zërin e lartë të altoparlanteve të xhamive nëpër disa pjesë të Shkupit.
Portali mkd thekson se mijëra shkupjan janë të revoltuar dhe pa gjumë për shkak të zërit të ngritur të altoparlanteve të xhamive, ku siç shkruhet çdo mëngjes është një përditshmëri e zakonshme.
Në kuadër të këtyre reagimeve publikohet edhe një reagim i një profesori të njohur maqedonas Jove Kekenovski, i cili thekson se po i pengon thirrja e ezanit në lagjen Butel të Shkupit. Sipas tij, me këtë veprime shkelet ligji dhe se rregullat e tilla nuk praktikohen nëpër shumë vende evropiane.
Portali “mkd” shkon deri aty sa e citon Ligjin për mbrojtje kundër zhurmës”. Kafiteritë dhe lokalet tjera duhet të ken kujdes me zhurmën. Përse? Për shkak se tejkalimi i decibelëve të lejuar do tu kushtojë shumë. Dënimi shkon prej 150 deri në 20.000 euro. Dhe lind pyetja përse qindra xhami në Maqedoni e shkelin këtë ligj dhe mbesin të padënuar shkruan portali “MKD”.
Categories