Medreseja e Korçës organizoi Panairin Shkencor dhe ndarjen e Çmimeve të konkursit pranveror “Olimpiada Shkencore”, për 3 më të suksesshmit e qytetit të Korçës, Pogradecit dhe Bilishtit.
Nxënësit konkurrentë të Konkursit Pranveror morën pjesë në shfaqjen e organizuar nga nxënësi e Medresesë. Nxënësit e shkollave 9-vjeçare panë nga afër eksperimentet e ndryshme shkencore ku disa prej eksperimenteve patën mundësinë ti provojnë vetë.
Në fjalën e tij Drejtori i Drejtorisë Arsimore Korçë z. Arben Belba, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë të Drejtorisë Arsimore me Medresenë për organizimin e këtij Konkursi. Z. Belba theksoi progresin e arsimit në Korçë, ku 5 nga shkollat më të mira në Shqipëri 3 prej tyre janë nga Korça.
Konkursi Pranveror “Olimpiada Shkencore”, ku morën pjesë 200 nxënësit më të suksesshëm të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Korçës, Pogradecit, Devollit dhe rrethinave përreth u zhvillua në javën e parë të muajit maj. /Drita Islame/