Medresistët e Tiranës kanë fituar çmimin e parë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Projekteve Inxhinierike e Mjedisore për energji botërore të qëndrueshme (I-SWEEP 2013) që u zhvillua në Houston Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në datat 8-13 maj 2013.
Në këtë Olimpiadë Medreseja “H. Mahmud Dashi” u paraqit në kategorinë mjedisore me projektin “Reduktimi i radiacionit dhe forcimi i izolacionit termik dhe zanor duke përdorur bateritë e hedhura”, projekt i përgatitur nga nxënësit Enes Hyka dhe Mehmet Akif Demircan. Ndër 500 projekte nga 70 vende të ndryshme të botës, dy medresistët të drejtuar nga mësuesi i fizikës, Fatih Karaosmanuglu fituan çmimin e parë dhe u nderuan me medalje ari.
Vetëm një vit më parë katër nxënës të po kësaj shkolle, përkatësisht: Aurel Jolla nga Elbasani dhe Robert Vinjolli nga Kruja, konkurruan në fushën e inxhinierisë dhe zunë vendin e tretë (medalje bronzi), ndërsa Andi Alla nga Librazhdi dhe Dorian Beu nga Kavaja, konkurruan në fushën e mjedisit dhe fituan çmimin e katërt (medalje nderi).
I pyetur se ç’do të thotë një çmim i tilllë kjo për një shkollë si medreseja, profesori i Fizikës, Fatih Karaosmanuglu thekson se, është një gjë mjaft e rëndësishme për shkollën dhe një vlerësim i punës disa mujore që nxënësit ia kushtuan përgatitjes, në disa raste deri në orët e vona pas mesnate.
“Ky çmim është shumë i rëndësishëm dhe do të thotë shumë, pasi këtu tek ne (në Shqipëri) ekziston një paragjykim se kjo shkollë është vetëm fetare, por në realitet këtu bëhet një ndërthurje mes njohurive fetare dhe atyre shkencore. Medalja që ne morëm e tregon mjaft mirë këtë, pra se çfarë cilësie e niveli arsimor ka kjo medrese, por edhe medresetë e tjera. Ishte një vlerësim mjaft i lartë”, shprehet i emocionuar Karaosmanoglu.
Çfarë është I SWEEP?
Olimpiada ndërkombëtare e zhvillimit të ideve të reja inxhinierie, energjetike dhe mjedisore, ndryshe I SWEEP. Në këtë konkurs marrin pjesë shkolla të ndryshme nga e gjithë bota të cilat dërgojnë projekte të ndryshme. Juria përzgjedh për fazën finale vetëm disa prej tyre. Ka disa vite që Shqipëria përfaqësohet denjësisht në këtë olimpiadë shkencore, duke arritur deri çmimin e tretë dhe të katërt, por është hera e parë që një vend i vogël si Shqipëria merr çmimin e parë./Drita Islame/
EDITOR
12 years ago
previous article
Ministri Palestinez: Provokimet mbi Al Aksan nxisin luftë fetare
next article
OKB: Hani insekte!
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago