Medresetë islame në Britani të Madhe kanë arritur rezultate të suksesshme arsimore në shoqërinë britanike, gjë e cila i ka radhitur ato në krye të institucioneve më të mira arsimore
Hamid Pattel, drejtor i medresetë së vajzave “Tauheedul Islam”, tha se nxënësit muslimanë, pavarësisht vështirësive dhe kufizimet të mëdha, kanë arritur rezultate shumë të mira. Kjo medrese, e cila gjendet në Blackbern, bashkë me medresenë e djemve janë shpallur institucionet më të mira arsimore të këtij qyteti.
Bazuar në të dhënat e Departamentit të Arsimit të Britanisë së Madhe, Shkolla e lartë dhe Medreseja “Tauheedul Islam” ka arritur rezultatet më të mira edhe në fushën e krijimit të mundësive për nxënësit e tyre.
Aktualisht në Britani jetojnë 2.5 milion muslimanë, prej të cilëve rreth 400 mijë ndjekin shkollat fillore dhe të mesme./igj/