Categories
Lajme FRI

Meha shënon alla Pirlo (Video)

Një tjetër kryevepër e Alban Mehës në Bundesligën 2 gjermane.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka realizuar dje një gol nga një distancë prej 30 metrash. Ky mund të jetë ngushëllimi i vetëm i Paderbornit në humbjen e djeshme 3-2 në fushën e Sandhausen.
Në minutën e 48-të, 27- vjeçari kuqezi ka ekzekutuar një goditje dënimi mjeshtërisht, duke mos i dhënë asnjë shans portierit, pasi e ka dërguar topin në trekëndëshin e majtë.
Ky është goli i dytë në kampionat për mesfushorin, pas një mungese të gjatë në lojë për shkak të problemeve në gju. Paderborni renditet në vendin e 11-të me 19 pikë në 15 ndeshje.
 

Exit mobile version