Admir Mehmed sot është një hero i Zvicrës por jo vetëm. Shqiptari nga Maqedonia është shqiptari i parë që shënon në një Botëror, kurse Zvicra shënoi fitore pas një aksioni të organizuar nga Behrami dhe Xhaka .

Emri i Admir Mehmedit do të mbahet gjatë në mend.
Goli i tij i barazimit i shënuar në minutën e 48 për Zvicrën, e bën Admirin si shqiptarin e parë që shënon gol në një Botëror, gol ky që e ktheu Zvcrën në lojë, e cila më vonë shënojë fitre.
Përndryshe, pjesa e dytë e takimit në mes të Zvicrës dhe Ekuadorit ishte një takim shumë i hapur, më shumë mundësi për shënim por edhe portierët ishin në formë të mirë.
Në pjesën e parë, Zvcira e nisi më dobët takimin.
Xhaka, Shaqiri dhe Behrami startuan për zviceranët, por më të disponuar për lojë ishin Xhaka dhe Shaqiri që disa herë rrezikuan portën e kundërshtarit.
Goli për Ekuadorin erdhi pas një ndërprerje ku shënoi E. Valencia në minutën e 22-të të ndeshjes.
Zvicra barazoi shpejt në pjesën e dytë, në minutën e 48 me Mehmedin, por goli i fitores për zviceranët erdhi në fund të takimit pas një aksioni të ndërtuar nga Behrami dhe Xhaka, ku Seferovic shënoi pas asistimit të Rodriguez në minutën e 93-të.