Categories
Lajme

Meksikë, Islami në rritje

Përkundër sfondit të luftërave të vazhdueshme mes bandave në Meksikë, konvertimet në Islam janë rritur me shpejtësi në mesin e banorëve lokalë.
Statistikat e mbledhura nga Forumi për Fenë dhe Jetën Publike sugjerojnë se rreth 110.000 myslimanë jetojnë në Meksikë.
Ndërsa numri i xhamive është rritur me rritjen e popullsisë muslimane, ato janë bërë një vend ku besimtarët mund të falen dhe të angazhohen si një komunitet shoqëror.
Sipas një artikulli të botuat nga Universiteti i ëisconsin-Madison, afërsisht gjysma e myslimanëve në Meksikë janë konvertuar në islam nga fetë e tjera.
Muslimanët në Meksikë ekzistojnë që nga periudha e hershme koloniale.
Zidane Zeraoui, një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Teknologjik të Monterrey i cili ishte intervistuar për artikullin Islam Inside, shpjegon se historia e Islamit në Meksikë shkon në ditët e tij të hershme.
Muslimanët erdhën në Meksikë në fillim të periudhës koloniale, thotë porfesor Zaraoui. Ai shpreh se ekzistojnë fakte të shumta të emigrimeve myslimane në Meksikë, dhe njëra ndër to janë ndërtesat të cilat zbulojnë një stil arkitekturor të quajtur “Mudéjar”, një term që i referohet muslimanëve që jetojnë nën sundimin e krishterë në Spanjë.
Muslimanët në Meksikë janë të përqendruara në përgjithësi në katër qytete: Coahuila, Torreon , San Cristobal dhe Mexico City./mesazhi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version