Sulmuesi i skuadrës meksikane ‘Tigres’, Damian Alvarez mund të konkurojë për huqjen më të madhe në futboll. Alvares gjatë fundjavës në përballjen me Guadallaharen humbi rastin që të shënojë gol nga afërsia, pasi që më parë kolegu i tij goditi shtyllën. Skuadra ‘Tigres’ lëshoi mundësinë që të arkëtojë 3 pikë në këtë përballje, pasi sfida u mbyll me rezultat 1-1, ndërsa autor i golit të vetëm ishte pikërisht Damian Alvares në minutën e 47-të. Pas 11 javë në futbollin meksikan, Tigres mban pozitën e parë me 25 pikë, 2 më shumë se Gudallahara në vendin e dytë me 23 pikë.
Shihni videon dhe binduni në huqjen e pazakontë të Alvarezit. Momenti në fjalë ndodh në periudhën kohore 00:27 të videos.
EDITOR
12 years ago
previous article
Një portret psikologjik i politikanit modern
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago