Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të ligjeratave të para të UT-së, në fshatin proroj është përuruar edhe Muzeu i USHT-së, i cili ëhstë ndërtuarë në mektepin e Xhamisë së Porojt, ku edhe u mbajtën ligjeratat e para më 17 shkurt të vitit 1995.
Ndësa në mënyrë zyrtare ky objekt u shpallë edhe muze ku shiritin e prenë rektori i USHT-së z. Vullnet Ameti, kryetrja e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe zëvendës ministri i arsimit z. Safet Neziri. Në Fjalimin e tij rektori USHT-së z. Vullnet Ameti tha se ky objekt është një symbol i rezistencës së këtyre banorëve, dhe popullatës së këtijë fshati dhe këtij vendbanimi.
Ndërsa zëvendës ministri i Arsimit Safet Neziri tha se tash i ngelet për detyre çdo studenti, profesori por edhe unistitucioni që të punojën për këtë universitet për tu ngriturë si univetrsitet tjera ndërkombëtare.
Si përfaqësues i bashkësisë lokale dhe si student në gjeratën e parë të studentëve foli edhe profesori Jusuf Zejneli i cili tha se një falimderim të veçantë duhet që tu jepet banorëve të fshatit Poroj dhe Xhepçishtë që duke mos menduarë për pasojat e tyre, mbrojtën studentët dhe universitetin.
Bejtulla Selimi në emër të banorëvë dhe bashkësisë lokale të fshatit poroj rektorit të USHT-së i ndau një mirënjohje, për kontributin e dhën.
Në orët e para ditës udhëheqësia e USHTsë, ka viziturë edhe familjen e dëshmorit të UT-së Abdylselam Eminit, ndërsa ata më pas kanë vendosurë edhe buketa me lule në Bustin e tijë në fakultetin e arteve në Reçicë të Vogël. Buketa me lule përfaqësuesit e USHT-së kanë vendosurë buketa me lule dhe në bustine Mujdin Aliut në fshatin Poroj.
Categories