Categories
Lajme FRI

MEMEDALI LIMANI U ZGJODH KRYETARI I FORUMIT RINOR ISLAM DEGA KUMANOVË

Forumi Rinor Islam – Dega në Kumanovë, në ambientet e ish-Komitetit organizoi Kuvendin Zgjedhor dhe raportues për vitin 2023/2024.
Punimet e kuvendit u hapën nga kryetari i kuvendit, Arsim Jonuzi, i cili falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe uroi mirëseardhjen. Fjalët përshëndetëse u mbajtën nga kryetari i Forumit Rinor Islam në nivel qendror, Xhabir Emini, dhe kryetari i Shoqatës Edukative “Vllaznia”, Ajhan Abazi, të cilët vlerësuan lart punën dhe angazhimet e realizuara nga dega në Kumanovë deri tani.
Në vijim, kryetari i degës, Erduan Kurtishi, prezantoi raportin e aktiviteteve dhe raportin financiar, të cilët u miratuan pa kundërshtim nga kuvendarët. Gjatë punimeve, u formua komisioni mbikëqyrës prej tre anëtarëve, ndërsa kryetar i kuvendit u zgjodh me shumicë votash Arsim Jonuzi.
Një moment i veçantë ishte ndarja e mirënjohjeve për anëtarët e kryesisë së mëparshme: Liridon Ismaili, Gazmend Ramadani, Zeqir Esati, Emine Alimi dhe Lulzim Rrahmani, për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë periudhës katërvjeçare.
Më pas, kryetar i ri i Forumit Rinor Islam, dega në Kumanovë, u zgjodh Memedali Limani, me mbështetje të plotë nga kuvendarët, përmes votimit të hapur. Anëtarët e rinj të kryesisë, të përbërë nga 7 djem dhe 3 vajza, u votuan me vota të mbyllura nga kuvendarët ndërsa anëtarët e tjerë do të zgjidhen në mbledhjen e parë të organizuar nga kryetari i ri.
Kuvendi u mbyll me fjalën përmbyllëse të kryetarit të sapozgjedhur, Memedali Limani, i cili falënderoi pjesëmarrësit për angazhimin e tyre të deritanishëm dhe shprehu shpresën për një rrugëtim të suksesshëm dhe angazhim të ri në zhvillimin e aktivitetet e Forumit Rinor Islam në Kumanovë.
Kumanovë, Dhjetor 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version