Me ndihmën e një sistemi kompjuterik i bazuar në teknologjitë mobile dhe algoritmeve speciale, do të përmirësohet dukshëm menaxhimi i semundjës së Parkinsonit. Shqiptari nga Maqedonia, Mevludin Memedi, në temën e tij të doktoraturës në lëminë e Teknologjive Informative pranë Univerzitetit të Örebro-së në Suedi, ka dëshmuar se përmes sistemit të tij mund të përmirësohet dukshëm sistemi mjekësor dhe pacientët do të jenë të kënaqur dhe nën kujdes permanent.
Teknologjia e zhvilluar e bënë të mundur që gjendja simptomatike e pacientave të vëzhgohet pa pasur nevojë që ata të vizitojn klinikat e ndryshme. Ai diplomoi më 14 Shkurt 2014 me temën e titulluar ”Mobile systems for monitoring Parkinson’s disease” e cila ishte vlerësuar nga komisioni i përbërë nga tre profesor eminent suedez.
Pacientët kanë përdorur një smartphone në ambientet e tyre shtëpiake në të cilin ata janë përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me simptomat e tyre si dhe kanë bërë teste motoroke si p.sh. vizatim të spiraleve dhe shtypje të lehta në ekranin e telefonit. Sfida më e madhe për menaxhimin klinik të pacientave me sëmundjen e Parkinsonit është që simptomat e tyre individuale ndryshojnë çdo ditë dhe çdo orë.
Sistemi të cilin Mevludin Memedi e ka dizajnuar u mundëson mjekëve që prej në largesi të kenë një pasqyrë objektive rreth simptomave motorike të pacientave të tyre.
Ky sistem mundëson prezentimë vizual të simptomave dhe se si ata ndryshojn gjatë periudhës me sëmundjen. Rezultatet nga kjo temë e doktoraturës tregojnë që menaxhimi i simptomave të sëmundjes së Parkinsonit dhe sëmundjeve tjera neurologjike mundet të përmiresohet duke aplikuar Teknologjit Informative.
Niveli momentar i simptomave mundet që të përcaktohet me saktesi dhe mjekët marrin një pasqyrë të qartë se si pacientat e përjetojn gjendjen e tyre shëndetesore të përditshme.
Në të ardhmen, sistemi do të testohet gjatë viteve 2014 dhe 2015 në dy klinika univerzitare në Suedi me qëllim që të përcaktohet dobia e tij gjatë përdorimit të përditshëm nga mjekët për menaxhimin e sëmundjes.
Mevludin Memedi është i lindur në fshatin Sllupçan të Kumanovës më vitin 1983. Ai kreu shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes. Më pas vazhdoi shkollimin e mesëm dhe atë univerzitar në Tetovë ku diplomoi në Shkencat Kompjuterike më vitin 2006 pranë Univerzitetit të Europës Jugëlindore.
Pas diplomimit Memedi pati rastin t’i vazhdojë studimet e tij të magjistraturës në Suedi pranë Univerzitetit të Dalarna-së ku më vitin 2008 morri titullin Magjistër në Inxhinjerinë Kompjuterike me specializim në Inteligjenc Artificiale. Duke qenë student në Suedi ai pati rastin ta bëj temën e tij të magjistraturës në bashkpunimë me një grup shkenctarësh të cilët më vonë i ofruan Memedit mundësinë që të vazhdojë studimet e doktoraturës në Univerzitetin e Örebro-së në Suedi.
Në vitin 2009, tema e tij e magjistraturës u zgjodh si tema më e i mirë e vitit nga Fondacioni Teknikdalen në Borlänge të Suedi-së. Si doktorand, Mevludini ka publikuar punimet e veta në magazine të ndryshme shkencore dhe gjithashtu ka prezentuar ato në konferenca ndërkombtare si p.sh. Australi, Kanada, Zvicër, Irlandë, Skoci dhe Itali.
Pas fitimit të titullit doktor shkence, Mevludin Memedi do vazhdoj të punojë në Univerzitetin e Dalarnas në Borlänge të Suedisë si ligjërues dhe studiues shkencor.
EDITOR
11 years ago
previous article
QMBI: ‘Zgjedhjet presidenciale, a është i mundur koncensualiteti dhe çka e humb e çka fiton Maqedonia nga ai?
next article
Sërish Surroi: Kujdes, po vjen Islami!
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
1 week ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
1 week ago