Categories
Lajme FRI Platforma "Mozaiku Rinor"

MENAXHIMI I KOHËS DHE ORGANIZIMI PERSONAL NË KUADËR TË PROJEKTIT “INCEPT”

 

Në kuadër të projektik “Incept” të organizuar nga Forumi Rinor Islam – Dega Shkup, u mbajt një ligjëratë me temë “Menaxhimi i kohës dhe organizimi personal”, e ligjëruar nga z. Bujar Muça.

Gjatë ligjëratës u theksua rëndësia e menaxhimit të duhur të kohës si një nga faktorët kyç për sukses personal, akademik dhe shoqëror. Ligjëruesi vuri në pah nevojën për planifikim, vendosje prioritetesh dhe disiplinë personale, duke theksuar se koha është një nga resurset më të vlefshme që të rinjtë duhet të dinë ta shfrytëzojnë në mënyrë efikase.

Në kuadër të aktivitetit, pjesëmarrësit aplikuan një taktikë vetëvlerësimi, përmes së cilës patën mundësinë të analizojnë se sa mirë e menaxhojnë kohën e tyre bazuar në aktivitetet e përditshme. Kjo metodë i ndihmoi ata të reflektojnë mbi zakonet e tyre ditore dhe të identifikojnë fushat ku nevojitet përmirësim.

Ligjërata u bë edhe më interaktive përmes një loje për përqendrim, e cila kishte për qëllim rritjen e fokusit, vëmendjes dhe bashkëpunimit mes pjesëmarrësve, duke dëshmuar rëndësinë e koncentrimit në realizimin e detyrave dhe arritjen e objektivave.

Ky aktivitet kontribuon në përpjekjet e vazhdueshme të Forumit Rinor Islam – Dega Shkup për zhvillimin e aftësive jetësore te të rinjtë, duke i pajisur ata me njohuri dhe mjete praktike që ndihmojnë në ndërtimin e një jete më të organizuar, produktive dhe të balancuar.

Shkup, 17 janar 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version