Këtë të shtunë u realizua edhe takimi i dytë me shkollarët e mesëm të Shkupit
që ndjekin projektin Incept, pranë Forumit Rinor Islam.
Tema e cila u trajtua në këtë takim ishte “Menaxhimi i vetes në kohë”.

 

Ligjërues në këtë trajnim ishte Arsim Jonuzi,
i cili  u përkujdes që nxënësit të zhvillojnë aftësi të cilat do t’ua mundësojnë ta
“menaxhojnë kohën” në mënyrë më produktive,
duke e bërë këtë në një ambient sa më zbavitës.

 

Trajnuesi nuk la pa e cekur edhe problemin modern – mungesa e kohës.
Por në një jetë të organizuar mirë, mund të gjejmë kohë për të gjitha gjërat
tona të rëndësishme, e kjo do të na bëjë njeriun më të suksesshëm.

 

Pas këtij trajnimi, ramë në përfundim se menaxhimi i mirë i kohës i mundëson
një individi të përfundojë më shumë detyra në një periudhë më të shkurtër kohore,
ul stresin dhe çon në sukses në jetë.

 

Në fund, nxënësit me këto principe të menaxhimit të kohës,
patën rastin të bëjnë planifikimin e tyre ditor, javor, vjetor dhe dekador
në përdorim të mjeteve klasike si fletoret apo telefonat,
me qëllim që të zhvillojnë rutina dhe zakone të dobishme.

 

23 dhjetor, 2023