Mërgata shqiptare në SHBA e përfaqësuar nga PUSH, DSHM në bashkëpunim me MSHM – Zvicër reagojnë ashpër për projektet krejtësisht një-nacionale, mono-fetare dhe të cilat nuk e përfaqësojnë realitetin demografik të qytetit të Shkupit!
Ky projekt është i pa pranueshëm për ne këto organazata shqiptare, informon Almakos.com.
“Këto projekte dhe këto ndërtime kishash dhe kryqesh janë provokim për komunitetet e feve tjera të Maqedonisë në përgjithësi. Kur kemi parasysh se këto projekte lejohen nga institucionet e shtetit të cilët me votën e të zgjedhurve komunal por edhe shtetëror mundësohet një veprim i tillë! Institucionet e BFI në Shkup dhe më gjerë kudo në Maqedoni, si dhe përfaqësuesja e shqiptarëve në qeveri të ngenë zërin dhe të parandalojnë ndërtimet mono-etnike dhe mono-fetare në Maqedoni me parat e buxhetit të shtetit. ne e dimë se sllavo folësit nuk japin para për ndërtime objektesh fetare, të gjitha objektet fetare janë ndërtuar me parat e buxhetit të shtetit edhe pse ato gjithmonë e shtrembërojnë të vërtetën duke gënjyer se ato objekte i ndërtojnë organizata private! Besimi në këto institucione te ne ka humbur!”, – thuhet më tej në komunikatat e këtyre organizatave./Almakos
EDITOR
11 years ago
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
23 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
23 hours ago