Me sukses u realizua përmbyllja e projektit “Eureka” në qytetin e Kumanovës, duke reflektuar ndikimin pozitiv që kjo nismë ka pasur tek të rinjtë dhe angazhimin e tyre gjatë gjithë rrugëtimit të projektit.
Programi përmbyllës nisi me një fjalë përshëndetëse nga përfaqësuesit e Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë, për të vazhduar më pas me ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e projektit. Ky moment u shoqërua me një atmosferë motivuese dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe kontributin e të rinjve që ishin pjesë aktive e këtij projekti.
Në kuadër të këtij aktiviteti përmbyllës, pjesëmarrësve iu shpërnda edhe një pyetësor vlerësimi, përmes të cilit ata patën mundësinë të shprehin nivelin e kënaqësisë nga temat e trajtuara, si dhe përshtypjet e tyre të përgjithshme për projektin “Eureka”. Përgjigjet e marra dëshmuan interes të lartë dhe vlerësim pozitiv për përmbajtjen dhe organizimin e projektit.
Në fund të aktivitetit, u organizua edhe një koktej festiv, i cili shërbeu si moment bashkëbisedimi, reflektimi dhe shkëmbimi përvojash mbi njohuritë e fituara gjatë realizimit të projektit.
Kumanovë, 13 dhjetor 2025
