Nëse që në orën e parë të mësimdhënëses tuaj, po nuk të morën për të marrë dhe të tallen me qasjen tënde prej mësimdhënësi atëherë dije se je duke e bërë gabim.
Je i zakonshëm! S’ke sfiduar rendin dhe traditën e pa shkruar të mësimdhënies klasike.
Në lëndën ‘Hartimi dhe Implementimi i planit’ na mësohej se Plan Programi nuk është Shpallje Hyjnore, me idenë që patjetër të ndërtohet një plan ditor, javor, mujor dhe vjetor por mësimdhënësi të jetë fleksibil dhe të ketë guxim të ndryshoj e të veproj jashtë atij plani. Guxim që u mungon shumicës së mësimdhënësve !
Dhe një element shtesë para ringut të boksit është fakti që nëse sipas Edisonit ‘Gjeniu 99% është djersë dhe mund dhe vetëm 1% frymëzim’, në rastin e mësimdhënësve u duhet vetëm 1% djersë dhe mund e 99% idealizëm’ .
Krejt mund të bëjmë nga pak. Mësimdhënësit të shtojnë idealizmin (rasti i mësimdhënësve të paraluftës të fundit në Kosovë) , institucionet stimulimin ( në Japoni pagat më të larta i kanë mësimdhënësit) dhe nxënësit respektin dhe interesimin (në Tajlandë nxënësit përkulen para mësimdhënësve të tyre).
Ideja e arsimit dhe të lënit anash edukatën si një nga obligimet e mësimdhënies s’ka prodhuar asnjë gjeni, as ndonjë shkencëtar e astronaut. Fundja siç thotë edhe gjeniu i kohës Anjshtajni ‘Edukata është ajo që mbetet kur njeriu harron atë që ka mësuar në shkollë’ .
Prandaj duke qenë një nga rolet e mësimdhënësit është edhe roli i edukatorit është koha e fundit ta ndjejë këtë përgjegjësi. Dhënia e edukatës do ti ndihmojë edhe në procesin mësimor.
Gati gjitha seminaret në nivel global që kanë të bëjnë me fushën e mësimdhënies rol me rëndësi i japin edhe raporteve njerëzore e cila në disa fakultete veç është lëndë mësimore. Qëllimi i saj është të kihet parasysh motivet humane të pathëna ose të panjohura për mësimdhënësit për nxënësit e tyre, por që reflektojnë o në sjelljen e tyre o në rezultatin akademik.
Fundja mësimdhënia është art në vete. Për tu kthyer te analogjia e ringut të boksit me idenë e të qenit mësimdhënës ideal më lejoni të sqaroj paralelen e tërhequr.
Një boksier merr grushte, rrëzohet në dysheme i përgjakur e thyen nofullat e kockat e ajo çfarë e bënë të rezistojë gjithë këto është ideja se në fund të ndeshjes do ngreh lart medaljen e krenarisë. Kjo është ideja që duhet ta ketë një mësimdhënës që i dëgjon pëshpëritjet nënçmuese të nxënësve, talljet fillestare të tyre, sjelljet jo adekuate, injorancën në shkencë dhe mungesën e vullnetit elementar për mësim nxënie.
Pavarësisht gjithë kësaj, të jetë i gatshëm me gjithë përbuzjen që përjeton, uljen e nivelit të komunikimit qo do të bëjë të insistoj të i integroj nxënësit të ua shtoj dashurinë ndaj diturisë dhe lëndës që në fund të vitit të ngreh lart suksesin e tyre, interesimin e tyre për shkencë e dituri e ti bëjë të ndjen për turp mungesën edukatës.
Categories