Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi ka mundësi të futet në fjalorët spanjollë, përkatësisht mundet që në fjalorët spanjollë të futet fjala me domethënien që ka emri i tij.
Fushata, të cilën e ka iniciuar ‘Pepsi’ ka për qëllim që në fjalorin spanjoll të futet fjala e cila përshkruan ate çka Messi paraqet në terren dhe mënyra me të cilën argjentinasi luan futboll.
Akademia Mbretërore e Spanjës ka shpallur konkurs për fjalën më adekuate për fjalor, Më në fund, elektori i Kombëtare së Argjentinës, Alehandro Sabelja ka vendosur që kjo fjalë të jetë “inmessionante” (mesike).
Me “Inmessionante” në fjalor nënkuptohen dy kuptime:
1. Mënyra e përsosur e të luajturit futboll
2. Përshkrimi i futbollistit më të mirë në historinë e futbollit
Messi në këtë mënyrë bëhet futbollisti i dytë që futetn në fjalor. Zlatan Ibrahimoviq në dhjetor të 2012-tës ka fituar foljen “zlatanera” (prarimi, të prarohet), që sipas Këshillit Gjuhësor të Suedisë do të thotë “ të arrish sukses në diçka me fuqi, apo zgjuarsi”, ose shkurt “të dominosh”.
EDITOR
12 years ago
previous article