Kryetari i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadirov premtoi një milion rubla shpërblim për të gjithë ata që do të përgatisin dhjetë hafizë të Kur’anit të Shenjtë.
Zëvendës myftiu i Çeçenisë, M. Hijtanaev njoftoi për këtë shpërblim, në rrethin e fundit të Garave Kombëtare të Kur’anit, këndimi i është përkushtuar përkujtimit të kryetarit të parë të Republikës Çeçene, Heroit të Rusisë, Ahmed Haxhi-Kadirov.
M. Hijtanaev tha se kryetari i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadirov i jep rëndësi të madhe edukimit të brezit të rinj në frymën Islame. ” Nëse ju e mësoni Kur’anin, Librin e Shenjtë, përmendësh, ju do të jeni mbrojtës të prindërve dhe të afërmit tuaj.
Ata që kanë mësuar Kur’anin e Shenjtë dhe janë bërë hafizë duhet të vazhdojnë arsimimin e tyre për të mësuar kuptimin e ajeteve. Hafizët dhe dijetarët e Librit të Shenjtë duhet të mësojnë të rinjtë që të këndojnë Kur’anin me shqiptim të drejtë dhe duhet të kuptojnë e praktikojnë ajetet e Kur’anit”, tha zavendës-myftiu, Hijtanaev.
Në bazë të rezultateve të garave, fituesi i vendit të parë i takoi Abdullah Magomadov, hafiz i diplomuar, nga fshati Tsentaroj, vendi i dytë i takoi Zubair Ozdiev dhe vendi i tretë i është dhënë Mansur Asukhanov.
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
EDITOR
11 years ago
previous article
Të promovohet fuqia e moralit hyjnor
next article
Ramazani po vjen
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago