Categories
Lajme

Meta: Nuk mund të themi JO për armët kimike

Shqipëria duket se do të dorëzohet për armët kimike siriane.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta thotë se vendi ynë nuk mund t’i thotë “JO” importit të armëve të tilla nga Siria për t’i shkatërruar në vendin tonë.
Intervista për emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit
-Qëndrojmë tek çështja më e rëndësishme për qytetarët që janë armët kimike. Nuk e di nëse e ndani këtë opinion me mua z. Meta?
Ndaj me ju opinionin se kjo është bërë një temë shqetësuese për qytetarët, por njëkohësisht dua të shpreh bindjen time që kjo temë për aq sa i takon dhe mund ti takojë Shqipërisë do të vlerësohet dhe gjykohet duke pasur parasysh këtë ndjeshmëri, shqetësim. Dhe mendoj se është koha për të shprehur secili shqetësimin e vet , por askush nuk duhet të mendojë se ky shqetësim nuk është në qendër të vëmendjes të qeverisë, mazhorancës dhe të politikës në përgjithësi. Nuk duhet të kalojmë në një situatë ku krijohet ndonjë- herë dhe panik sepse në rast se do të merret një vendim për këtë temë. Ky do të jetë një vendim tepër i përgjegjshëm, transparent, konstruktiv dhe në respekt edhe të opinionit publik.
– E vështirë të besohet kjo. Të paktën transparent z. Meta?

Po përse jo. Ne  e kemi shprehur qartë dhe Kryeministri z.  Rama.
– Lajmi vetë u mësua nga mediat e huaja. Qytetarët Shqiptarë e morën vesh lajmin.
Meta: Cilin lajm?
-Lajmin që në Shqipëri do të vijnë disa mbetje, armë kimike për tu shkatërruar.
Mendoj se shqetësimi është i drejtë duke pasur parasysh edhe lajme të ndryshme,informacione të ndryshme, dizinformacione të ndryshme. Interesin madh të medieve edhe për të spekuluar për këtë çështje që bën lajm, por qëndrimi ka qenë tepër korrekt. Jemi kontaktuar, siç është kontaktuar dhe shumë vende të tjera të cilat janë për ti dhen fund konflikti në Siri që është një nga vatrat më të nxehta dhe më të rrezikshme për paqen dhe sigurinë në botë, jo thjesht në Siri dhe në rajonin ku ndodhet ky vend , por nuk ka asnjë vendim. Kjo u tha dhe sot nga Kryeministri dhe nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe çdo gjë do të gjykohet, vlerësohet.
-A keni një datë për të cilën ju kur duhet të jepni një përgjigje?
Me e rëndësishmja për mua është të theksojë qëndrimin tim për këtë çështje që Shqipëria mund të marr në çdo rast ato përgjegjësi që mbajnë supet e saj. Ato mundësi që ajo ka. Ato kapacitete që ajo ka . Nuk bëhet fjalë për një deltine  apo një ultimatum.
-Me kë po konsultohet aktualisht qeveria shqiptare? Çfarë po e ndihmon vendimmarrjen tuaj?
Kjo do të ishte pyetja më e përshtatshme për ministrin e Jashtëm, për ministrin e Mbrojtjes për një përfaqësuese të qeverisë, por natyrisht qeveria shqiptare diskuton për këtë çështje me partnerët tanë kryesore me  SHBA dhe me partnerët kryesore aleancën e NATO-s
-A është e vërtetë zoti Meta ajo që thuhet rëndom jo vetëm  në media dhe në studiot televizive që të refuzohen interesi amerikan  është një kosto politike për këdo që e bën.
Këtu nuk shtrohet çështja të pranosh apo të refuzosh një propozim amerikan sepse e rëndësishme mendoj është gjithmonë qëllimi i këtij propozimi; që ky propozim së pari të mos dëmtojë interesat e Shqipërisë dhe kjo është detyra e parë e çdo politikani, e çdo të zgjedhuri dhe kur flasim për interesat ndaj Shqipërisë kjo duhet parë në një plan shumë të gjerë, në një plan të gjerë strategjik politik, dhe dihet që SHBA janë aleati ynë kryesor strategjik, nuk ka nevojë ti referohem këtu që nga krijimi dhe njohja e shtetit tonë e deri te fundi i negocidit të spastrimit etnik në Kosovë falë ndërhyrjes së vendosur të SHBA dhe të NATO-s në Kosovë apo anëtarësimi I Shqipërisë në NATO.
Por njëkohësisht kjo nuk është në kundërshtim me atë për të cilën votohemi dhe zgjidhemi për ti shërbyer sigurisë mirëqenies së qytetarëve tanë. Pra nuk është fjala këtu për një po apo jo. Këtu kemi të bëjmë me përgjegjësitë që Shqipëria mund të marrë dhe duhet të marrë në përputhje me mundësitë e saj dhe me interesat e saj.
-A ka interes, cili është interesi që ka Shqipëria? Duke marrë parasysh dhe reagimet shoqërore..
Kur flasim për interes nuk kam parasysh thjesht a ka interes ë marrë Shqipëria të armë kimike sepse përgjigja është shumë e thjeshtë “nuk ka interes fare”, apo jo? Kjo  është shumë e qartë. Por kur flasim për një proces ku ka një angazhim ndërkombëtar dhe të madh për ti dhënë fund një krize, e cila është e përmasave shumë të mëdha ku Shqipëria është një anëtare e NATO-s, është një aleat I rëndësishëm SHBA s, padyshim që Shqipëria është pjesë e këtyre diskutime është pjesë në ndarjes së përgjegjësive, por gjithmonë duke marrë ato përgjegjësi që Shqipëria mund të mbajë.
-Zoti Meta media, shoqëria civile nuk janë dakord , janë shprehur fort dhe me protesta që ju i keni parë dhe po kështu edhe qytetarët janë të shqetësuar. Po të shikosh rrjetet sociale që janë një indikator i mediave qytetare e shikon shume  mirë cili është mendimi iqytetarëve shqiptarë. Mendoni se një përgjigje pozitive në këtë rast do të ishte një kosto e madhe elektorale?
Këtu nuk mund ta thjeshtojmë këtë çështje me një përgjigje pozitive, me një përgjigje negative. Kjo është një çështje ku padyshim politika do të thotë fjalën e saj, por më parë ekspertët duhet thonë fjalën e tyre dhe në këtë drejtim pa dyshim që edhe mendimi I shoqërisë civile, i ekspertëve të ndryshëm ka peshën e tij dhe sigurisht ne I shohim dhe qeveria pa dyshim besoj I shikon dhe ka ndjeshmërinë e ndaj gjithë këtyre lëvizjeve. Ndaj sikurse e përmendi edhe sot kryeministri Rama që do të jetë një gjykim do të jetë një vendim transparent në çdo rast, duke patur në konsideratë edhe mendimin e gjithë këtyre grupeve që sjellin një shqetësim qytetar.
-Procesi deri tani nuk ka qenë transparent. Ne nuk dimë me kë po takohet qeveria, me kë po konsultohet, a po i dëgjon grupet e interesit? Kemi shumë pak informacion në lidhje me procesin që do të çojë në vendimmarrje.
Sepse unë mendoj që ka ende shumë çështje që mbeten të hapura për tu diskutuar për tu konsultuar, sikurse u shpreh ambasadori i SHBA “Shqipëria nuk është i vetmi vend me të cilin do të diskutohet , janë edhe shumë vende të tjera partnere..
-Disa prej tyre dhe i kanë refuzuar…..
Procesi është tepër kompleks, prandaj mendojmë se jemi në një situatë, ku nuk mund të themi se janë ezauruar të gjithë ata hapa të cilët janë transparente të domosdoshme, të cilat patjetër do të ndodhin në çdo rast në respekt dhe në detyrim edhe të Kushtetutës, por edhe të opinionit qytetar që është i shqetësuar.
-Kur ju thatë që Shqipëria  do të marrë atë përgjegjësi mbi vete sa ja lejojnë supet çfarë kishit ndër mend të thoni zoti Meta sepse të gjithë ne lexuam nëpër rreshta një qëndrim pak ndryshe të LSI apo tuajin në lidhje me këtë çështje dhe jo aq të prerë sa kishte dalë vetë zotit Rama në atë kohë. Vetë zoti Rama kishte deklaruar se nuk kishte marrë asnjë vendim ….
Është gjëja më thjeshtë për një vend që të thotë JO; ne nuk marrim asnjë angazhim dhe zakonisht kjo ndodh me vende të cilat kanë bërë një zgjedhje të caktuar ët tyre ndërkohë që ne jemi përcaktuar qartë si vend anëtar i NATO-s dhe kemi shumë arsye për të qenë të përcaktuar në këtë mënyrë. Dihet që NATO udhëhiqet nga SHBA që janë aleati ynë kryesor strategjik dhe janë një aleat që gjithmonë kanë synuar të mirën e Shqipërisë dhe padyshim që këtë do ta synojnë gjithmonë sepse janë të interesuar për të patur një aleat të qëndrueshëm në rajon.
Unë kam qenë i qartë sepse unë nuk jam ekspert as i armatimit, as i çarmatimi, apo i mjedisit. Sipas mendimit tim ne nuk i kemi këto kapacitete dhe kjo do të thotë padyshim që përgjegjësitë tona do të jenë përgjegjësi me këmbë në tokë dhe në respekt të mundësive  sepse askush nuk i imponohet një vendi që nuk ka kapacitetet për të realizuar diçka që është e pamundur. Prandaj mendoj që janë çështje që do të vijojnë të diskutohen. Por ne kurrsesi ne nuk mund të themi që JO ne nuk këndejmë  asnjë detyrim , ne nuk marrim asnjë angazhim  sepse ne jemi një vend që gjithmonë dëshiron të përfitojë, por që nuk dëshiron të kontribuojë.

-Opozita nuk po mban asnjë qëndrim të qartë në lidhje me këtë çështje përveçse kërkon transparencë. Deri tani zoti Basha nuk ka bërë asnjë deklarim nëse është pro apo kundër mbërritjes së këtyre armëve kimike. Mendoni se të gjithë po mundoheni bëtë bëni pak politikë në këto momente si çështje.

Meta: Është e rëndësishme ti lëmë një hapësirë më të madhe rolit dhe mendimit të ekspertëve. Dhe jam i bindur që politika duhet të flasë vetëm pasi të jetë dëgjuar mirë zëri i tyre. Së dyti për sa i takon opozitës kam ndjekur sot një prononcim në rrjetet sociale të zotit Berisha edhe jam habitur shumë kur deklaronte se qeveria po i trajton shqiptarët sikur të jenë aleatë të Asadit ndërkohë që vetë aleanca që ka Shqipëria, që ka qeveria aktuale, por që besoj se ka edhe opozita janë NATO dhe SHBA.
Ndaj përpjekja për të ndezur një urrejtje midis qeverisë dhe popullit duke spekuluar në një mënyrë kaq të nxituar nuk  është e dobishme. Ne ndaj zotit Berisha për shkak të eksperiencës së tij politike dhe për shumë arsye të tjera presim mendime, më të pjekura, më konstruktive më të përgjegjshme.

Exit mobile version