Ekipi i Metallurgut e ka vazhduar ballafaqimin me trajnerin e Shkëndijës, Artim Shaqiri, pasi ky i fundit kishte potencuar para disa ditëve se futbollistët e këtij klubi i kanë ofruar korrupsion lojtarëve të tij në prag të duelit në mes këtyre dy ekipeve. Nga tabori i Metallurgut, ekspres kanë demantuar këto pohime nga ana e Shaqirit të dhënë për mediat maqedonase, duke vazhduar se ekipi shkupjan ka filluar madje edhe procedurë gjyqësore kundër ish reprezentatusit të Maqedonisë, nga i cili ka kërkuar 6 milion denarë (100.000).
“Ju informojmë se klubi futbollistik Metallurg ka ngritur padi për shpifje të procedurës qytetare para gjykatës themelore në Shkup kundër trajnerit të Shkëndijës, Artim Shaqiri. Aktpadia është bërë për shkak akuzave dhe shpifjeve nga ana e Shaqirit kundër futbollistëve të Metallurgut, si dhe vet ekipit tonë. Metallurg kështu kërkon 100.000 euro për këtë dëm”, thuhet në komunikatën e skuadrës së Metallurgut drejtuar medieve në vend. /Zhurnal/
previous article
Bale e mbyll sezonin me një gol fenomenal (Video)
next article
Si t’i bëni interesante prezantimet në PowerPoint
you might also like
3 hours ago
3 hours ago