FIDO Alliance është një grup i firmave të teknologjisë që janë në kërkim për të krijuar disa standarde të reja të industrisë që synojnë reduktimin e nevojës për fjalëkalimet. Ne të gjithë jemi të njohur me fjalëkalimet, shumica prej nesh i përdorin ato për të siguruar emailet, kompjuterët dhe telefonat inteligjentë nga hajdutët. Problemi është se siguria që mbështetet në fjalëkalimet është aq e mirë sa fjalëkalimi që ju keni dhe ata janë shpesh shumë të lehtë që të gjenden.
FIDO qëndron për Fast IDentitiy Online dhe qëllimi i aleancës është që të përcaktojë specifikime për pajisjet e sigurisë dhe shtojcat në shfletues që do të miratohen nga industria e teknologjisë. FIDO Alliance numëron disa nga kompanitë më të mëdha në botë të teknologjisë në mesin e anëtarëve të saj, duke përfshirë Google, e cila u bashkua me aleancën në prill të këtij viti. Anëtarët e tjerë përfshijnë Lenovo, MasterCard dhe Infineon ndër të tjera. Microsoft tani ka shtuar emrin e saj në listën e mbështetësve.
Si kompania prapa sistemit operativ më popullor të kompjuterëve, Microsoft mund të bëjë shumë për të ndihmuar në zvogëlimin e varësinë tonë në fjalëkalimet për sigurinë kompjuterike. FIDO Alliance beson se me zhvillimin e ndërveprimit të standardizuar të teknologjisë së vërtetimit mes teknologjisë biometrike, numrave PIN dhe teknologjive të tjera do të përmirësohet.
Qëllimi i aleancës është që të krijojë një softuer që është instaluar në një kompjuter duke përdorur kriptografi. Kjo teknologji do të përdoret për të vërtetuar një përdorues dhe të gjithë shfletuesit kryesore në ueb do të mbështetet. Për të filluar, teknologjia do të fokusohet në sigurimin e qasjes nëpërmjet shfletuesit dhe aplikacioneve.
(BalkanWeb)