Në fillim, Microsoft-i përdori paralajmërime dhe mjete për migrim për të ndihmuar kalimin e përdoruesve nga sistemi Windows XP në ndonjë sistem më të ri operativ. Tani, është duke u përdorur një tjetër formë: “ryshfeti”.
Në përpjekjen e vet për të ndaluar njerëzit nga përdorimi i sistemit operativ që për herë të parë doli para 12 viteve, Microsoft është duke iu ofruar atyre që kanë XP një zbritje prej 100 dollarësh për PC-të e rinj me Windows 8. Kjo tingëllon si marrëveshje mjaft e mirë – dhe mund të jetë, por janë disa gjëra për të cilat duhet të jeni të vetëdijshëm. Së pari, kjo gjë vlen vetëm për disa modele të përzgjedhura dhe do të ju duhet të vizitoni një dyqan të Microsoft-it për ta parë listën e plotë.
Së dyti, oferta vlen vetëm për PC-të që janë në vlerë prej 599 dollarë dhe më tepër, kështu që nëse keni menduar që do të mund ta përdornit atë për ta blerë një tablet shumë të lirë si ASUS Transformer Book T100, atëherë sigurisht që keni gabuar (Surface 2 nuk përfshihet fare).
Dhe së treti, marrëveshja vlen vetëm deri më 15 qershor, kështu që duhet ta kapni këtë zbritje sa më parë, nëse doni ta përdori atë. Pavarësisht nga kjo, me përfundimin e mbështetjes për Windows XP më 8 prill 2014, apo dy javë nga tani, do të ishte mirë që të përditësoni sistemin tuaj operativ XP, nëse nuk e keni bërë tashmë. (PCWorld Albanian)