Historia ka treguar se duke nisur që nga viti 1963, Milan ose Juventus kanë qenë në çdo finale të Champions League, e cila është luajtur në çdo vit që ka mbaruar me 3.
Kuqezinjtë fituan Ligën e Kampionëve në vitin 1963, në finale ndaj Benficas, ndërsa Juventus ka qenë dy herë në finale, përkatësisht në vitin 1973 dhe 1983, të cilat i ka humbur të dyja.
Në vitin 1993, Milan ishte sërish në finale, ku u mposht nga francezët e Marseille, ndërsa në vitin 2003, të dyja skuadrat italiane u përballën në ndeshjen finale të fituar me penallti nga kuqezinjtë.
Tashmë që është viti 2013, shumëkush beson që të paktën njëra nga këto dy skuadra italiane do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve, shkruan Shekulli.
Finalet e Champions League:
1963 Milan 2-1 Benfica
1973 Ajax 1-0 Juventus
1983 Hamburg 1-0 Juventus
1993 Marseille 1-0 Milan
2003 Milan 0-0 Juventus (Milan fitoi me penallti)
Categories