Nëse futbolli quhet sporti më i bukur në botë e ka një arsye, sepse është i paparashikueshëm. E kush mund ta mendonte një fitore të Milanit ndaj skuadrës që konsiderohet më e mira në botë. Në emër dhe trofe padyshim që shumë po, por në kualitete dhe përbërje lojtarësh ka një hendek të madh që i ndan. Milani ka arritur të mposhtë pastër 2-0 Barcelonën, me një gol të Boatengut dhe El Sharaiut.
Skudar e Alegrit hyn në fushë e vendosur mjaftë mirë në një territor prej 15 metrash dhe nuk lejon asnjë lojtarë të depërtoj në zonë. Përpjekjet e blaugranasve janë të kota. Mesi është hija e vetvetes, ndërsa Iniesta arrin të shfaq shumë pak nga klasi i tij. Fraksioni i parë i lojës zhvillohet më shumë në mesin e fushës me shuam dyluftime, shumica të fituar nga mesfushorët e Milanit. Ambrozini dhe Muntari mbrojnë shumë mirë hapësirat dhe janë një barrikand përpara mbrojtjes. Mekses dhe Zapata ofrojnë siguri. Pedro është shuë i vogël dhe pothuajse as nuk ndjehet fare që është në lojë.
Fraksioni i dytë i lojës është më i bukur. Barcelona vazhdon dominimin. Pozicioni i topit ngelet në shifra të larta 65 për qind me 35 deri në fund të lojës. Në minutën e 56-të, Boatengu përfiton nga një prekje e dyshimit e topit me dorë nga Zapata dhe më të majtën e dërgon topi në rrjet. Lojtarët e Barçës gati sa nuk i hidhen në “fyt” anësorit”. Në minutat në vazhdim skuadra mike shfaqet me një lojë antipatike, shumë e paqartë. As Sançez që futet në vend të Fabregas nuk bën asgjë. Në minutën e 80-të, Niang këmbëngul në zonë, dhuron një top për El Sharaiun që me një top magjik, i dhuron një asisit Muntarit. Ganezi përballë Valdez e dërgon topin ën rrjet. “San Siro” çmendet ndërsa Barcelona kthehet në shtëpi me nje humbje të merituar.
Në takimin tjetër të mbrëmjes, Shalke i ka marr një barazim të artë Gallatasarait. Vendasit e nisin mjaftë mirë takimin me Ilmaz që realizon sërish. Pas 5 minutash , kanë një tjetër mundësi për të barazuar rezultatin por nuk arrijnë. Në fundin e pjesës së parë Xhones merr një top nga Farfan për të shënuar golin e barazimit. Me këtë rezultat gjermanët shkojnë të qetë në shtëpi dhe kanë më shumë shpresa për kualifikim. / ssh/
EDITOR
12 years ago
previous article
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentit, Forumi Rinor Islam – Shkup, organizon TRIBUNË
next article
Mos harroni shqiptarë, armiku ynë jemi vet ne!
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago