Categories
Lajme FRI

Milani skuadra e parë me teknologji inovative (Video)

Gjiganti italian Milan dhe kompania Adidas do të bashkëpunojnë për teknologjinë inovative gjatë stërvitjeve.
Milan është skuadra e parë e cila në skuadrën e tyre do të stërvitet duke përdorur teknologjin më bashkëkohore. Rossonerë dhe Adidas u ndërlidhën të bashkëpunojnë me sistemin MICoach Elite, teknologji inovative e cila u lejon trajnerëve në kohë reale të kontrollojnë punën e gjithë lojtarëve.
Ky sistem poashtu ka opcione të shumta si matja e ritmit të zemrës, performancës reale të shpejtësisë, lodhjes së futbollistëve.
acmmmadidas500
Futbollistët do të stërviten me bluza specialisht të dizajnuara në të cilën do të jenë të intergruar çipe dhe çdo përfaqësues i shtabit Milanez në mënyrë virtuale nëpërmjet kompjuterit do të jetë në gjendje të kontrolloj gjitha informatat në lidhje me gjendjen fizike, kush sa kilometra ka vrapuar, shpejtësia e ritmit të zemrës, si dhe shum paramterave rreth shëndetit të futbollistëve.
-Ne jemi skuadra e parë e cila do të përdorë këtë teknologji. Me të vërtetë mburremi me bashkëpunimin tonë me Adidas. Kjo teknologji tani për tani do të përdoret vetëm gjatë stërvitjeve tona, përshkak se FIFA nuk lejon dicka të tillë në ndeshjet oficiale, deklaroi Adriano Galliani.
 
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version