“Ata që dikur kishin fobi nga demokracia, tash kanë fobi nga Islami. Nëse në kohën e komunizmit ata vetë (e pakta prindërit e tyre) ishin argatë të UDB-së, tash sillen si argatë të Vatikanit”, thekson profesor dr. Milazim Krasniqi.
Debatet e ashpra fetare qe kanë përfshirë sot Kosovën janë të nxitura nga fanatikët, duke krijuar fobi nga realiteti ekzistencial, i harmonisë dhe bashkëjetesës vëllazërore shqiptare. Nxitjet me tepër kanë të bëjnë me paragjykime dhe komplekse, të cilat shkojnë ne interes të armiqve të Kosovës, se sa qe ka të bëje me realitetin këtu. Harmoninë ndërfetare e vëllazërore shqiptare, s’ka forcë qe mund ta lëkundë, sot e 1000 vjet.
“Fanatikët katolikë në Kosovë po luajnë shumë keq me kartën e shqiptarizmit, gjoja se ata qenkan vulëmbajtësit e tij. Por, kjo pandehmë është shumë arrogante. Nuk ka mundësi që 4 për qind e një populli të jetë vulëmbajtësi i shqiptarizmit. Pa shqiptarët që i përkasin besimit islam, nuk do të mund të kishte Kosovë shqiptare dhe as shqiptari në këto troje”, thekson prof dr. Milazim Krasniqi, ne rrjetin e tij social Facebook.
Ai thotë se harmonia nderfetare ka ekzistuar dhe do te ekzistoje gjithmonë, por ata qe nxisin përçarje janë të dyshimtë dhe armiq të kombit.
“Ata që po ftojnë në konvertim të dhunshëm dhe ata që po na i fyejnë ndjenjat tona e po na i kërcënojnë liritë tona, gjoja në emër të shqiptarizmit, ata po e bëjnë ndarjen. Unë vetëm po përpiqem t’u tregoj se sa gabim e kanë. Ata që dikur kishin fobi nga demokracia, tash kanë fobi nga Islami. Nëse në kohën e komunizmit ata vetë (e pakta prindërit e tyre) ishin argatë të UDB-së, tash sillen si argatë të Vatikanit”, thekson Krasniqi, transmeton express.
Thirrja e Dom Lush Gjergjit
Dom Lush Gjergji: Priftërinjtë dhe kishat ‘mobilizohen’ për konvertimin e muslimaneve shqiptarë në fenë katolike. Prifti Dom Lush Gjergji thotë se për shkak të traditës së gjatë të krishterimit në Kosovë, gjithnjë e më shumë intelektualë dhe të rinj po i kthehen katolicizmit. Ai thotë se për t’u ndihmuar atyre që kthehen “në fenë e vjetër” janë ndërtuar kisha dhe qendra ndërsa është caktuar edhe një prift.
Prifti katolik Dom Lush Gjergji në një shkrim të publikuar në “Rrokum” ka shkruar për historikun e fesë katolike në Kosovë duke ritheksuar dëshmitë që tashmë përmendet nga shumë historianë kosovarë. “Krishterimi në Dardaninë historike, Kosovën aktuale, erdhi në kohën e apostujve, me Shën Palin dhe nxënësit e tij. Me martirizimin e Shën Florit dhe Laurit, martirë të Ulpianës, kryeqendër e Dardanisë, nën përndjekjet e Adrianit (113-135), kjo tokë e bekuar që larë me gjak, i cili do të derdhet gjatë shekujve, veçmas gjatë sundimit turko-otoman (1470-1912), gjatë Jugosllavisë monarkike (1918-1945), gjatë komunizmit (1945-1990) dhe në Luftën e fundit (1998-1999)” ka shkruar ai.
admin
11 years ago
previous article
RCMP: Kemi nevojë për personelin e besimit islam
next article
Lamtumirë Windows XP
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago