Këto janë disa nga miliarderët e sotëm që dikur nuk kinin çka të hanin.
1.Kenny Troutt, pronar i kompanisë së telekomunikacionit Excel Communications, sot peshon 1.7 miliardë dollarë. Shkollimin e ka paguar duke shitur sigurime jetësore. Babai i tij ka qenë një kamarier lokal i cili nuk ka patur mjete të mjaftueshme për t’ia paguajtur fakultetin. Kompaninë e ka formuar në vitin 1988, ndërso sot kënaqet me kuajtë dhe garat.
2.Pronari i Sturbucks, Howard Schultz ka jetuar në një zonë të varfër, më saktësisht në anën e kundërt të asaj ku kanë jetuar të pasurit dhe të suksesshmit. Një ditë vendos ta kalojë gardhin dhe të merr kontrollë mbi jetën e tij. Mer bursë për futboll, ka punuar në Hegoh dhe mjetet e fituara i ka investuar në blerjen e kafeterisë lokale Sturbucks. Sot egzistojnë mbi 16.000 dyqane të Sturbucks në mbarë botën, ndërsa pasuria e tij arrin në 2 miliardë dollarë.
3.Një nga tregimet inetersante është edhe ajo e biznesmenit pakistanez Shahid Khan i cili ka nisur si një larës i enëve. Tani është njëri nga personat më të pasur në botë. Ai është pronar i kompanisë Flex-N-Gate, NFL Klubit Jacksonville Jaguar dhe klubit futbollistik Fulham. Pasuria e tij vlerësohet në 3.8 miliardë euro.
4.John Paul DeJoria, pronar i kompanisë kozmetike Patron Tequila, si një fëmijë 10 vjeçar ka shitur gazeta dhe kartolina që të mund ti ndihmojë familjes. Pasi ka jetuar si i adoptuar, ka qenë anëtar i bandave dhe pjesëtar i ushtrisë, ka huazuar 700 dollarë me të cilat ka bërë shampon të cilin e ka shitur derë më derë.
5.Leonardo Del Vecchio, pronar i prodhuesit më të madh për syze dielli dhe italiani i dytë më i pasur, dikur ka jetuar në jetimore dhe ka punuar në fabrikë në të cilën e ka humbur njërin prej gishtave. Pasuria e tij vlerësohet në 15.3 miliardë dollarë.
6.Li Ka-Shing është kinez, i cili gjatë viteve të 40-ta ka ikur në Hong Kong, si dhe si një fëmijë 15 vjeçar është kujdesur për familjen. Ai ka krijuar kompaninë Cheung Kong Industries e cila në fillim është marë me shitjen e produkteve prej plastike, ndërsa më pastaj idetë e tija i ka përqëndruar tek patundshmëritë. Pasuria e tij tani arin në 30 miliardë dollarë.
7.Pronari i kompanisë Oracle, Larry Ellison, e ka braktisur shkollën e mesme pasi ka ndëruar jetë tezja e tij, dhe gjatë tetë viteve të ardhshme ka punuar profesione të ndryshme. Vendos të nisë biznesin e vet dhe krijon kompaninë Oracle, e cila sot është njëra nga kompanitë më të suksesshme në botë. Pasuria e tij vlerësohet me 41 miliardë dollarë.
Categories