Minaret e reja, që do të ndërtohen nga Gropi Binladin i Arabisë Saudite, do të jetnë 420 metra të larta, si pjesë e vazhdueshme zgjerimit Xhamisë së Madhe në Meke, Qabesë.
Ndërtimi i dy minareve më të larta në botë në Xhaminë e Madhe në Mekë ka nxitur debate pasi ekspertët paralajmëruan se ndërtimet e reja ka mundësi të thajnë, shterrin, burimet e ujit Zem Zem.
Minarja e parë do të ndërtohet në anën verilindore, ndërsa tjetra do të jetë e vendosur në anën veriperëndimore.
Themelet për minareve të reja, tani mund të shihet qartë dhe secila  mbulon një sipërfaqe prej 900 metra katrore.
Strukturat do të lartësohen deri në rreth gjysmën e Kullës së Sahatit të Mekes, ndërtesa më e lartë në botë,  817 metra e lartë dhe me kullën e dytë më e lartë në botë pas Burxh Khalifa në Dubai, e cila është 828 metra e lartë.
Dyshimet shpërthyen pas studimeve të cilat theksuan se puna në këtë zonë ka mundësi t’i thajë burimet e ujit Zem Zem.
Disa muaj më parë, fotot e projektit të zgjerimit u përhapen tek  inxhinierët dhe mediat sociale, duke ndezur shumë diskutime dhe debate për efektet negative të këtyre strukturave.
Duke përmendur zyrat ndërkombëtare të konsulencës, kritikët thonë se mund të ketë një efekt negativ në burimet e ujit Zem Zem.
Studimet zbuluan se ndërtimi i ndërtesave të larta dhe eksplozivi i përdorur për të rrafshuar malet, kodrat rreth Xhamisë së Madhe, Qabesë, mund të ketë një të ndikim të dëmshëm në burimet e ujit Zem Zem.
Burimi i Ujit të Bekuar Zem Zem rrjedhë pa u shterrurr për mijëra vite.
Allahu e  krijoi burimin e ujit Zem Zem për të siguruar Haxheren, gruaja e Hazreti Ibrahimit (a.a.) apo  (Abrahamit në Bibël), dhe të birin e saj (bebë) Isma`ili, në Luginën e thatë dhe të nxehtë të Mekes.
Në kërkimin e saj të dëshpërues për ujë, Haxherja vrapoi shtatë herë me radhë dhe nëpër vapë mes dy kodrave,  Safa dhe Merve për të siguruar ujë për fëmijën e saj të etur.
Akti mbetet një rit i nevojshëm për haxhinjt.
Pejgamberi, Muhammed (paqja qoftë mbi të) ka rekomanduar të pijmë  ujin e bekuar.
Në muajin shtator, 2010, Mbreti Abdullah Bin Abdulaziz inauguroi  Projektin e Ujit Zem Zem, i cili synon për të siguruar një furnizim konstant të ujit të pastër Zem Zem, dhe të paketohet e të shpërndahet uji Zem Zem në një mënyrë moderne.
Çdo vit, haxhinjt kur kthehen në vendet e tyre, pas përfundimit me sukses të haxhxhit, shishet me ujë të  Zem Zemit janë dhurata më të preferuara.
 
Burimi: OnIslam & Newspapers
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë