Ministrat e jashtëm arabë të dielën mbështetën një projekt-rezolutë që kundërshton çdo njohje të Izraelit si shtet hebre, sipas burimeve të AA.
Projekt-rezoluta, gjithashtu hodhi poshtë presionet e ngritura në udhëheqjen palestineze për njohje të Izraelit si shtet hebre.
“Nuk do të ketë paqe pa Al-Qudsin (Jerusalemin Lindor të pushtuar) si kryeqytet i shtetit palestinez,” thuhet në projekt-rezolutë.
Projekt-rezoluta denoncon shkeljet e përsëritura nga ekstremistët hebrenj kundër Al-Aqsa, xhamisë së tretë të shenjtë në Islam.
Ministrat e jashtëm arabë sot kanë përfunduar takimet e tyre përgatitore për samitin dy-ditor Arab, që do të fillojë në Kuvajt më 25 mars.
Paqja në Lindjen e Mesme, lufta në Siri dhe përkeqësimi i situatës në Jemen, Liban dhe Libi pritet të kryesojnë agjendën e liderëve arabë në Kuvajt.
Trembëdhjetë krerë të shteteve arabe deri më tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin dy-ditor, që nga shumë konsiderohet të jetë maja e bashkëpunimit diplomatik, ekonomik dhe social midis vendeve arabe./mesazhi/
Categories