Dy ministra francez bojkotuan një konferencë të planifikuar mbi të ardhmen e Bashkimit Europian, pasi aty merrte pjesë intelektuali i shquar mysliman Tarik Ramadan.
Kjo konferencë është hapur të mërkurën në Firence të Italisë, dhe është organizuar nga Instituti Universitar Evropian në partneritet me gazetat franceze dhe britanike Le Monde dhe Financial Times. Ky takim bashkon politikanë dhe intelektualë nga e gjithë Evropa.
Ndër të pranishmit kryesor janë Tarik Ramadan, Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, Mario Monti dhe lideri i Partisë Laburiste Britanike Ed Miliband.
Por, Ministri i Brendshëm francez Manuel Valls dhe ministri i të drejtat të grave Najat Vallaud-Belkacem, kanë refuzuar praninë e intelektualit mysliman dhe u tërhoqën nga pjesëmarrja në ngjarje.
Stephan Albrechtskirchinger nga Instituti Universitar Europian ka përshkruar tërheqjen e ministrave si “gjendje për të ardhur keq”, raporton Francë 24.
Ai tha se Ramadan ishte intelektual musliman me kredite të pakundërshtueshme akademike si një profesor i Islamit bashkëkohor në Universitetin e Oksfordit.
Profesor Ramadan është konsideruar gjerësisht të jetë komentatori kryesor për rolin e Islamit në perëndim.
Ai është aktiv në nivelet akademike si dhe nivelet bazë, dhe është pedagog që ligjëron në të gjithë botën për teologjinë, etikën, drejtësinë sociale, ekologjinë,marrëdhëniet ndërfetare, si dhe dialogun ndërkulturor.
Ai është autor i 20 librave dhe 700 artikuj mbi Islamin, dhe u emërua nga revista Time si një nga 100 inovatorët e shekullit të 21-të për punën e tij në krijimin e një pikëpamje mbi Islamin në Evropë.
Reputacioni i tij në qarqet akademike britanike dhe amerikane është një nga pikat e tij të forta, përderisa mbetet si një nga trajtuesit kryesor mbi çështjet e moderuara të myslimanëve.
Tarik Ramadan është kritik i zëshëm i politikave franceze kundër “pakicës” myslimane, ndërsa ajo shënon gjashtë milionë. Ai njihej sidomos për kritikat ndaj ish presidentit Nicolas Sarkozy.
/mesazhi/