Mesa duket klima elektorale në Iran është nxehur shumë për të gjithë palët konkurruese. Kjo u shfaq në mënyrë deklarative, edhe në deklaratat e ministrit të teknologjisë dhe informacionit, Muhamemd Hasen Nami, i cili premtoi se do të publikojë në internet foto të Mehdiut të Pritur, i cili do të përhapë shiizmin e dymbëdhjetë imamëve.
Ministri Nami, qe shprehur se falë fibrave optike, do të përcillet si imazhi ashtu dhe zëri i Mehdiut të Pritur, të cilin do e shohë mbarë bota.
Një deklaratë e tillë dhe zhurma që shkaktoi, e detyroi ministrinë të dalë me një deklaratë ku jepte sqarime duke e justifikuar atë me tekste fetare dhe shkencore. Sipas deklaratës së ministrisë së teknologjisë, atmosfera përbëhet nga shtatë shtresa, troposfera, troposfera, stratosfera, ozoni, mezosfera, jonosfera, etj… Jonosfera përmban ngarkesa të larta elektrike, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve, të cilat mund të përdoren për transmetimin e informacioneve audio dhe video. Meqë Mehdiu do të shfaqet tek Guri i zi në Qabe, e gjithë bota do ta dëgjojë dhe shikojë imazhin e tij, gjë e cila do të mundësohet nëpërmjet shtresës së jonosferës dhe troposferës.
Vlen të citohet se gjenerali Nami, është diplomuar në administrim qeveritar nga universiteti Kim Il Sung në Korenë veriore. Edhe më parë ka lëshuar deklarata bombastike, si ajo e shpikjes nga ana e Iranit të google earth islam. Kjo, në një vend ku shpejtësia e internetit është më e ulëta në botë, me pesë milionë faqe të bllokuara dhe kafe internet të kontrolluara.
Një pjesë e madhe e pushtetarëve në Iran, sidomos mbështetës të Ahmedi Nexhad, besojnë se republika islamike e Iranit, po planifikon dhe po shtron rrugën për shfaqjen e Mehdiut të Pritur. Dikur, vetë presidenti Ahmedinexhad, qe shprehur se qeveria e tij është firmosur nga vetë Mehdiu i Pritur. Kur shpërtheu konflikti mes tij dhe udhëheqësit shpirtëror, ai kërkoi ndihmën e Mehdiut të Pritur, i cili është imami i dymbëdhjetë i shiave imami.
Në vitin 2010, deputeti Ali Rida Zakani, pati publikuar në faqen e tij në internet, pas konflikteve mes tij dhe presidentit, se ministrat pretendojnëse komunikojnë me Mehdiun.
Meqë udhëheqësi shpirtëror Ali Hameni, është nga Horasani në veri-lindje të Iranit, shumë faqe qeveritare kanë lënë të kuptohet se ai është Shuajb ibnu Salih, i cili do të udhëheqë ushtrinë e Mehdiut, sipas rrëfenjave të përhapura tek shiat. /ardhmeriaonline/