Ministri Palestines i Çështjeve Fetare Ismail Radwan tha të hënën se në qoftë se vazhdon të dëmtohet xhamia Al-Aksa do të shpërthej një luftë e ashpër fetare.
Duke folur në një konferencë shtypi, Radwan tha se Al-Aksa është dëmtuar për shkak të sulmeve dhe shkeljeve të vazhdueshme të Izraelit, dhe se provokimi I mëtejmë do të nxisë shpërthimin e një lufte e cila nuk do të jetë në interes të askujt.
Radwan i bëri thirrje Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), për të ndërmarrë veprime kundër kërcënimeve izraelite drejt Al-Aksas.
Javën e kaluar u njoftua se Izraeli ishte duke përgatitur një ligj i cili do tu jepte hebrenjve të drejtën e adhurimit në Xhaminë Al-Aksa.
Në gusht të vitit 2012, një draft i paraqitur në parlamentin Izraelit shprehte kërkesën për lutje të hebrenjve në Al-Aksa, gjë për të cilën kishte qenë reaguar ashpër Palestina.
Dhuna mbi qytetarët palestinez që luten në Al Aksa nuk është risi. Përveç largimit me dhunë nga objektet e xhamisë, brenda saj kanë ndodhur edhe vrasje. Në vitin 1994, një izraelit kishte vrarë 29 palestinezë, të cilët ishin duke u falur në Xhaminë e al Aksa, duke hapur zjarr mbi ta.
 
/mesazhi/