Ministri turk i Punëve të Jashtme Ahmet Davutogllu sot dërgoi thirje për bashkim kombëtar dhe nënvizoi se nëse nuk ka bashkim, Turqia do të ndahet në pjesë, kumtoi gazeta turke në gjuhën angleze “Twodays zaman”.
Davutogllu prej dje është për vizitë dyditore  në qytetin  juglindor turk Dijarbekir, i banuar me shumicë kurde.
Ai e udhëheq delegacionin në të cilin gjenden ministri i Bujqësisë, Mehmet Eker, zëvendësministri i tij  Kutbetin Arzu, dhe deputetë nga partia qeveritare e Drejtësisë dhe Zhvillimit (PDZH).
“Ose ne të gjithë (turq, kurdë, arabë, boshnjakë) do të bashkohemi dhe do të shkojmë përpara, ose do të ketë përpjekje të jemi të shpërndarë në pjesë të vogla”, tha Davutoglu, duke shtuar se bashkimi kombëttar është supozim për politikë të jashtme të suksesshme.
Ministri turk i Punëve të Jashtme dje në Dijarbekir u takua me anëtarët e organizatave joqeveritare dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në Turqi për momentin në rrjedhë është procesi i negociatave për tejkalimin e qetë të konfliktit kurd me liderin e Partisë Punëtore Kurde Abdulla Oxhallan, i cili në burgun në ishullin Imrala e kryen dënimin me burg të përjetshëm.