Qyteti i Manastirit për Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë njihet me emërtimin sllav Bitola. Ky skandal del në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë , lidhur me takimin e zhvilluar të ministrit të ri të jashtëm Ditmir Bushati me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Popovski, në kuadër të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Ky dikaster duke njoftuar për një takim mes shefave të diplomacive të Shqipërisë dhe Maqedonisë, Ditmir Bushati dhe Nikolla Popovski, mes tjerash qytetin e alfabetit të gjuhës shqipe e quan Bitola.
“Projektet infrastrukturore që lidhin më shpejt dy vendet tona si, rruga Durrës-Shkup dhe linja e interkonjeksionit Bitola-Elbasan, mbeten në linjën e prioriteteve infrastrukturore në shërbim të të dy vendeve. Thellimi i dialogut në nivel politik në të gjitha fushat e interesit të përbashkët është një mundësi që adreson qartasi çështjet mes të dy vendeve, sidomos në kuadër të procesit të integrimit evropian”. Është pikërisht kjo fjali skandaloze e cila gjendet edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, e postuar nga dita e djeshme.
EDITOR
11 years ago
previous article
Islami politik apo politika Islame
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago