Categories
Lajme

Ministria e Jashtme e Shqipërisë Manastirin e quan Bitola!!!!

Qyteti i Manastirit për Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë njihet me emërtimin sllav Bitola. Ky skandal del në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë , lidhur me takimin e zhvilluar të ministrit të ri të jashtëm Ditmir Bushati me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Popovski, në kuadër të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Ky dikaster duke njoftuar për një takim mes shefave të diplomacive të Shqipërisë dhe Maqedonisë, Ditmir Bushati dhe Nikolla Popovski, mes tjerash qytetin e alfabetit të gjuhës shqipe e quan Bitola.
“Projektet infrastrukturore që lidhin më shpejt dy vendet tona si, rruga Durrës-Shkup dhe linja e interkonjeksionit Bitola-Elbasan, mbeten në linjën e prioriteteve infrastrukturore në shërbim të të dy vendeve. Thellimi i dialogut në nivel politik në të gjitha fushat e interesit të përbashkët është një mundësi që adreson qartasi çështjet mes të dy vendeve, sidomos në kuadër të procesit të integrimit evropian”. Është pikërisht kjo fjali skandaloze e cila gjendet edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, e postuar nga dita e djeshme.

Exit mobile version