Ofensiva izraelite, gjithashtu, ka dëmtuar pjesërisht 150 xhami në Gaza, tha ministria.
Në sulmet e vazhdueshme kundër Rripit të Gazës, Izraeli ka shkatërruar plotësisht 60 xhami në territorin palestinez, tha Ministria Palestineze për Çështjet Fetare.
Në një deklaratë të premten, Ministria tha se 20 xhami janë  rrafshuar me tokë në qytetin e Gazës, 11 në veri të Rripit të Gazës, 17 në jug të qytetit Khan Younis, 10 në qendër të Rripit të Gazës dhe dy në qytetin jugor Rafah.
Ofensiva izraelite, gjithashtu, ka dëmtuar  pjesërisht 150 xhami, tha  ministria.
Izraeli ka ka bombarduar vazhdueshëm Rripin e Gazës për gati një muaj, që nga data 7 korrik 2014, duke vrarë të paktën 1894 palestinezë dhe plagosur 9817 të tjerë. Mijëra shtëpi janë shkatërruar nga ofensiva izraelite.
Të paktën 64 ushtarë izraelitë janë vrarë në beteja me luftëtarët palestinezë në Rripin e Gazës dhe tre civilë, sipas shifrave të Izraelit.
Izraeli rifilloi sulmet ajrore të tij në Rripin e Gazës të premten, pas kalimit të një armëpushimi tre-ditor me fraksionet palestineze pas dështimit të bisedimeve të tyre indirekte në Kajro.
Në Rripin e Gazës, e cila është shtëpia ku jetojnë 1.8 milionë palestinezë, të cilët janë nën një bllokadë rrënuese izraelite që nga viti 2006, që ka përkeqësuar jetesën e palestinezëve në enklavën bregdetare.
 
Burimi: AA
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
============================