Baronesha Saida Uarsi, ministre e shtetit për çështjet e rajonit si dhe ministre e feve dhe komuniteteve, nuk i ka rezistuar dot tundimit për tu ulur dhe të qëndisë mbi mbulesën e Qabes, sapo e ka parë gjatë vizitës së saj në punishten përkatëse.
Baronesha Saida gjendet në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare, por edhe për të kryer ritualin e Umres, vizitës së Qabesë.
Ajo është shprehur se është takuar me kreun e Organizatës për Bashkëpunim Islam dhe zyrtarë të lartë, përveç vizitës në vendet e shenjta, me synimin e thellimit të bashkëpunimit të përbashkët për një partneritet pozitiv.
“Qëllimi i vizitës është krijimi i atmosferës bashkëpunuese mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Organizatës Islamike dhe Bankës Islamike. Në dashtë Zoti, Londra do të shndërrohet në një qendër të financave islame, prandaj dhe bashkëpunimi në këtë aspekt duhet të rritet.” Tha ajo.
Rreth projektit për zgjerimin e Qabesë, ajo u shpreh:”Ne si myslimanë britanikë i ndjekim me vëmendje projektet për zgjerimin e vendeve të shenjta, gjë e cila konsiderohet arritjet për mbarë myslimanët. Jam takuar dhe me zyrtarët e lartë të vendeve të shenjta dhe kemi diskutuar lidhur me projektet dhe objektet arkeologjike të këtyre vendeve.”
Gjatë vizitës së saj në Arabinë Saudite, baronesha Saida vizitoi dhe punishten ku prodhohet mbulesa e Qabes për tu njohur më pranë me etapat që shoqërojnë këtë proces. Ajo dëgjoi rreth historikut, ndryshimeve dhe proceseve që shoqërojnë prodhimin e mbulesës së Qabes. /ardhmeriaonline/
EDITOR
11 years ago
previous article
Përqafimi i fëmijëve që përloti të gjithë botën (FOTO)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago