Forumi Rinor Islam organizoi manifestimin tradicional edhe këtë rradhë me rastin e fillimit të muajit të bekuar, ramazanit. Manifestimi u realizua para xhamisë Murat Pashë, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Me recitimin e disa ajeteve Kuranore u shënua fillimi i këtij muaji, duke vazhduar më pas me program të pasur artistik. Fjalët përshëndetëse, nga kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani dhe kryetari i Degës së Shkupit, Abdulhamid Mustafa, ishin të parat të cilat i dëshiruan mirëseardhje këtij mysafiri të bekuar, të cilët uruan besimtarët dhe njëkohësisht njoftuan për kalendarin e gjërë të aktiviteteve që do të realizohen.

Njëra nga pikat artistike të këtij programi ishte monologu i interpretuar nga Medin Bajrami i titulluar “Shfaqu oj hënë e re e Ramazanit” Karakteristika më e veçantë e kësaj mbrëmje ishte zëri kumbues i ilahive që jehoi në gjithë Çarshinë e Shkupit nga hfz.Xhemail Nuhiju dhe hfz.Musli Musliu.

Ndërsa ajo që e zbukuron gjithmonë këtë program ishin lansimet e fishekzjarrëve në fund, por këtë herë bashkë me fenerat qiellorë. Poashtu janë shpërndarë fleturime nëpër dyqanet e Çarshisë.

FRI- Mire se erdhe Ramazan 042