Edhe pak, vetëm disa ditë
Muajin Ramazan, me gëzim duke pritë
Mysafirin e dashur, Derën e mirësisë
Mëshirën e Zotit, dhuruar njerëzisë.
Malli na ka marrë, për zgjimin e syfyrit
Lutjen e iftarit, për lotin e syrit
Teravih namazin, sexhden e bekuar
Për Natën e Kadrit, me vlerë sa një mijë muaj.
Mirësitë tua, nuk numërohen dot
Dhe punët e mira, me sevape plot
Andaj, mirë se vjen, o Muaj i rahmetit
Hijeshia kësaj bote, Porta e Xhennetit.
Muhamed Murtezi