Me rastin e 7 Marsit, Ditës së mësuesit Forumi Rinor Islam dhuroi mirënjohje për disa shkolla fillore dhe të mesme në Shkup në të cilat ndiqet mësimi në gjuhën shqipe.
Anëtarët/et dhe aktivistët/et e FRI – së vizituan drejtoritë apo përgjegjësit e shkollave përkatëse duke iu shprehur falënderimet dhe mirënjohjet për kontributin e pashoq të këtyre pishtarëve të diturisë në edukimin dhe ngritjen e gjeneratave të reja.
7 mars 2022, Shkup