Categories
Të tjera

Mjalti dhe fuqia shërruese e tij

Qumështi i nxehtë dhe mjalti janë ndër mjekimet më të mira? Kështu është menduar shpesh, por duhet ditur se nëse mjalti ngrohet më shumë se 45 gradë, mund të humbë një pjesë të mirë të vetive ushqyese si enzima dhe vitamina.
Për të përdorur sa më mirë cilësitë e tij për dhimbjet e fytit këshillohet të shoqërohet kur pijet janë jo shumë të ngrohta dhe të hidhet njëra lugë pas tjetrës.
Ndërsa për pjesën tjetër gjyshet kishin të drejtë, pasi mjalti lehtëson dhimbjet e fytit të irrituar, por mund të përdoret shumë mirë edhe si maskë për lëkurën.
Një studim i Universitetit të Pensilvanisë tregoi se përdorimi i mjaltit kryesisht në darkë sjell lehtësi të mëdha dhe zbut laringun nga acarimi.
Sugjerohet që mjalti duhet të hyjë çdo ditë në tavolinat tona pikërisht në saj të vetive ushqyese, pasi shton energjinë, aftësinë tretëse dhe përmban një sërë vitaminash të dobishme për organizmin.
Përgjatë shekujve, fuqia e mjaltit është nënvlerësuar nga shkencëtarët, por mjalti është një element që ka aftësi kuruese të jashtëzakonshme. Disa nga kurat më të njohura të mjaltit:
– Kundër djegieve: Aplikojeni mbi djegie. Qetëson, heq dhimbjen dhe ndihmon në shërimin e shpejtë pa lënë shenja.
– Kundër pagjumësisë: Një lugë me mjaltë hidheni në një gotë qumësht të nxehtë, ndihmon për gjumin!
– Kundër zënies së hundëve: Vendosni një lugë me mjaltë në një enë me ujë të nxehtë dhe thithni avujt e saj teksa e mbani kokën mbuluar me një peshqir mbi enë.
– Kundër lodhjes: Shkrini një lugë mjaltë në ujë të ngrohtë dhe pastaj vendoseni në frigorifer të ftohet. Mjalti është para së gjithash fruktozë dhe glukozë dhe prandaj përthithet shpejt nga sistemi tretës.
– Fyt të pezmatuar: Një lugë çaji me mjaltë shkrijeni në fund të gojës dhe kalojeni në fyt. Mjalti qetëson indet e inflamuara.
– Kundër stresit: Mjalti në ujë është një stabilizues. Përdorni afërsisht raportin 12 mjaltë, 4 ujë.
– Mishi i dhëmbëve: Mjalti që fërkohet te mishrat e dhëmbëve të një foshnje është një qetësues dhe anestetik i butë.

Exit mobile version